Pranga pronarit të anijes “Frojdi”, 14 klandestinë dhe ekuipazhi në polici
22/05/2005 DURRES - Ka përfunduar pa sukses përpjekja e 14 shtetasve shqiptarë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Ndërkohë që klandestinët dhe pronari i anijes, si dhe ekuipazhi kanë menduar se ia kanë hedhur policisë, duke lundruar drejt Italisë të pashqetësuar, ka qenë policia, ajo që ka urdhëruar kthimin e anijes në port, pikërisht në vendin ku anija ishte nisur pak orë më parë.
Rikthimi ka sjellë dhe zbulimin e trafikut të klandestinëve si dhe prangosjen e pronarit të anijes, Agron Rrapi si dhe shoqërimin e 6 anëtarëve të ekuipazhit si dhe 14 personave që ishin nisur në mënyrë ilegale drejt Italisë.
Ngjarja
Paraditen e djeshme, grupi i praktikës, nisur nga kërkesa e pronarit të anijes “Frojdi”, Agron Rrapi, ka kontrolluar të gjithë anijen para se ajo të nisej drejt Italisë për ngarkesë. Në të njëtën kohë, ajo ka pasur të gjitha informacionet e sigurta se anija do të merrte në lundrim e sipër disa klandestinë, por për shkak të vazhdimit të hetimeve nuk ka bërë të ditur se në cilin breg janë strehuar klandestinët në pritje të anijes.
Sipas policisë, anija një mijë tonëshe “Frojdi”, e cila shërbente për transport mallrash ka dalë nga porti rreth mesditës. Paralelisht me anijen, që ka kaluar lehtësisht grupin e praktikës, policia ka vënë në lëvizje edhe agjentët, të cilët kishin zbuluar vendin e strehimit të 14 klandestinëve. Madje, mësohet se varkat, që kanë transportuar klandestinët drejt anijes, janë lënë të qeta dhe është lejuar që 14 personat, që do të niseshin drejt Italisë, të sistemoheshin në anije, pa u ngacmuar.
Ndërkohë që anija ka kaluar më shumë se gjysmën e miljeve të ujërave tona territoriale, diku rreth 7-8 milje në thellësi, ekuipazhi është urdhëruar nga policia kufitare të kthehej në portin e Durrësit. Në të njëjtën kohë, në një distancë jo shumë larg saj, ka lundruar edhe një motovedetë e policisë kufitare të Durrësit, që e kanë mbajtur nën mbikëqyrje anijen, derisa ajo është sistemuar në kalatën nr.4 të portit, në ora 17.30 të së shtunës.
Për të realizuar kontrollin e anijes, dhe për të zbuluar klandestinët në bord, në port kanë qenë të pranishëm shumë uniforma blu dhe agjentë të doganës, së bashku me inspektorë të kapitenerisë. Policia ka thënë se, sapo anija është ankoruar në port, autoritetet u kanë bërë të qartë ekuipazhit dhe kapitenit të anijes, Agron Rrapi edhe objektin e kontrollit.
Pas vendimit për të kontrolluar anijen, policia, e cila ka rrethuar edhe vendin, ka nxjerrë nga anija “Frojdi” 14 klandestinë, por nuk ka bërë publik emrat e tyre.
Arrestimet
Policia ka arretuar në flagrancë pronarin e anijes “Frojdi”, Agron Rrapi, i cili ka qenë edhe kapiten i anijes. Së bashku me të janë janë ndaluar edhe gjashtë marinarë të ekuipazhit, si dhe 14 klandestinët. Të gjithë të ndaluarit janë marrë në pyetje nga efektiva të policisë gjyqësore, ndërkohë që burime nga policia bëjnë të ditur se është prerë fletarresti për pronarin e anijes dhe anëtarët e ekuipazhit.
Nga ana tjetër, policia është vënë në kërkim edhe të disa personave të tjerë, të cilët mësohet se kanë qenë bashkëpunëtorë në favorizimin e kalimit të paligjshëm të 14 shtetasve, të gjithë shqiptarë.
Për qëllime hetimi, policia nuk ka dhënë hollësi rreth të implikuarve dhe as emrat e klandestinëve, ndërkohë që mësohet se secili nga këta shtetas, që ka pritur të lundrojë drejt Italisë në mënyrë të jashtëligjshme, ka paguar shuma të mëdha të hollash. Ky është rasti i dytë brenda këtij viti që policia e shtetit arrin të kapë në kohë orvatjet e shtetasve për të kaluar kufirin me anije, që nisen nga porti i Durrësit.
Precedenti/ 24 mars 2005
Anija “Ioni të njëjtin fat
Në 24 mars, në pyllin e Divjakës, në saj të informacioneve të kordinuara mes policisë së Lushnjës dhe asaj të Durrësit, janë ndaluar 22 persona. Sipas policisë, ata do të kalonin kufirin me anijen “Ioni”, e cila është nisur po atë ditë drejt Italisë, por është detyruar të kthehet, pas njoftimit të ndalimit të klandestinëve. Sipas policisë, secili nga klandestinët kishte paguar 3500 euro për të shkuar në Itali dhe pas kallëzimit të tyre policia ka shpallur në kërkim pronarin e anijes, Idajet Dervishi, 50 vjeç dhe djalin e tij, 30-vjeçarin Orjon Dervishi.