Riatdhesohen 30 shqiptarët tentuan të kalojnë në Itali
22/05/2005 Ndalohen në Kroaci
SHKODER - Në orët e vona të pasdites së të premtes, përfaqësuesit e policisë doganore malazeze të pikës së kalimit kufitar Bozhaj, kanë dorëzuar tek kolegët e tyre shqiptarë të doganës së Hanit të Hotit, 30 shtetas shqiptarë të kapur në tentativë për emigrim klandestin. Personat e riatdhesuar ishin qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit dhe përkatësisht 8 shtetas nga rrethi i Peshkopisë, 5 nga ai i Vlorës, 5 nga Bulqiza, 4 nga Tirana, 2 nga Fieri, 2 nga Malësia e Madhe, 1 shtetas nga Shkodra, 1 nga Kukësi, 1 nga Tropoja dhe një person tjetër për të cilin nuk dihet vendbanimi, pasi nuk kishte dokumente dhe ishte memec. Hetimet paraprake të policisë së vendeve fqinje dhe të asaj shqiptare kanë arritur në përfundimin e përbashkët se të gjithë këta shtetas, kishin pasur të njëjtin qëllim, atë të emigrimit drejt shtetit fqinjë Italisë.
Prej tyre, 17 nga të riatdhesuarit, mësohet se kanë kaluar në mënyrë të rregullt në pikën e kalimit kufitar të Morinit të rrethit të Kukësit, 7 të tjerë, po në mënyrë të rregullt e kanë kaluar kufirin shtetëror shqiptar në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa 6 shtetasit e tjerë e kanë kaluar këtë kufi në pikën kufitare të Hanit të Hotit, prej të cilëve 4 në mënyrë të rregullt dhe dy shtetas të tjerë, në fund të muajit prill të këtij viti, kishin kapërcyer kufirin e Hanit të Hotit, në mënyrë të kundraligjshme, duke kaluar në pjesën e pyllëzuar të faqes së malit, sipër pikës së kalimit kufitar. Burimet shprehen se 17 shtetasit që kanë kaluar në mënyrë të rregullt në Kosovë, kanë kaluar më pas në mënyrë të parregullt në shtetin e Malit të Zi dhe më pas masat e marra nga shteti kroat për ndalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, kanë arritur ta kalojnë atë, duke qëndruar në atë shtet, në pritje të “thyerjes “ tjetër të kufirit me Slloveninë, në të cilin vendet e kalimit në këmbë për në veri të Italisë, janë të shumta. Të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe 7 shtetsit e tjerë, të cilët kanë pasur edhe një pikë më shumë të kalimit kufitar, atë të Kosovës. Ndërsa për 6 shtetasit e tjerë rruga ka qënë më e shkurtër për të arritur deri në Kroaci, ku kishin mbërritur edhe bashkëatdhetarët e tjerë.
Kroacia ka qënë edhe finishi i ëndrrës së tyre për të shkuar, në kërkim të një jete më të mirë, në Itali. Pas ndalimit të këtyre personave nga policia kroate, fillimisht vetëm për kontroll dokumentacioni, u vure se këta shtetas kishin mangësi në dokumentacionin e plotësuar që lejonte qëndrimin në këtë shtet. Mungesa në dokumentacion ka bërë që shtetasit e ndaluar të dyshoheshin si shtetas që tentonin kalimin klandestin të kufirit dhe në këtë mënyrë janë shoqëruar dhe mbajtur për disa ditë në policinë e shtetit kroat, për të kryer proçedurat përkatëse të verifikimit të personave të ndaluar dhe të pergatitjes së dokumentacionit për riatdhesimin e tyre.