E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hu Jintao në SHBA

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 13:03

Presidenti i Kinës, Hu Jintao arriti sot gjatë ditës në Washington, për një vizitë, që është përshkruar si më e rëndësishmja prej se ish-lideri kinez, Deng Xiaoping, e vizitoi Washingtonin, para 30 tri dekadave.

Gjatë takimit ndërmjet presidentit amerikan, Barack Obama, dhe atij kinez, Hu Jintao, pritet se do të diskutohet edhe deficiti tregtar amerikan me Kinën, për të cilin Washingtoni konsideron se ndodhë për shkak të nënvlerësimit të valutës kineze, juan.

Pak para vizitës në SHBA të presidentit kinez Hu Jintao, sipërmarrje amerikane dhe kineze kanë lidhur marrëveshje biznesi me një volum financiar prej 600 milionë eurosh.

Qeveria në Pekin njoftoi se marrëveshjet janë nënshkruar në Houston.

Bisedimet zyrtare në Shtëpinë e Bardhë mes Obamës dhe Jintaos janë planifikuar të zhvillohen nesër.

Hu ka njoftuar se kërkon të hapë një kapitulli të ri në marrëdhëniet dypalëshe mes Kinës dhe SHBA-së.

Sipas disa përllogaritjeve, ekonomia e Kinës mund t’ia kalojë asaj amerikane brenda vitit 2030. Disa politikanë dhe ekonomistë amerikanë argumentojnë se rritja ekonomike e Kinës ka ardhur në kurriz të rënies ekonomike dhe humbjes së vendeve të punës në SHBA.

Marrëdhëniet ekonomike mes SHBA dhe Kinës janë tensionuar shpesh nga një sërë çështjesh të debatueshme, si kursi i shkëmbimit të juanit, akuzat për pirateri intelektuale në Kinë dhe proteksionizmi tregtar i të dyja palëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›