Një i vdekur nga gripi H1N1 në Serbi

Nga Express më 18 janar 2011 në ora 13:30
Serbia regjistroi vdekjen e parë për këtë vit nga virusin i gripit H1N1, njoftoi në një komunikatë Instituti Kombëtar për shëndetin.
"U regjistrua rasti i parë i vdekjes me virusin e gripit H1N1. Bëhet fjalë për një person të lindur në vitin 1968, nga Banati, në verilindje të Serbisë dhe i cili vuante nga një sëmundje kronike e zemrës", bëri të ditur instituti.
Në Serbi, 26 persona janë prekur nga virusi H1N1, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë janë shtruar në spital në pavijone të kujdesit intensiv, shtoi i njëjti burim.