E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdesin nga injeksioni i rrezikshëm me stereoide

Sipas mediave amerikane, disa qindra (ose, edhe disa mijëra) pacientë në 23 shtete federale amerikane - të cilët morën në shpinë injeksione me stereoide – janë në rrezik që të infektohen me meningjit kërpudhor.

Në gjashtë shtete federale raportohet se janë sëmurë 35 dhe kanë vdekur pesë persona, pasi që, shkaku i dhimbjeve në shpinë, kanë marrë injeksione me stereoide.

Sipas agjencisë AP, mjekëve u është tërhequr vërejtja që të mos i përdorin injeksionet me stereoide përbërësit e të cilave janë prodhuar në Massachusetts. Hetuesit zbuluan kërpudha në shishet e pllombuara me stereoide të kompanisë së dyshimtë, megjithëse nde priten analizat e këtyre kërpudhave.

Ende nuk dihet numri i saktë i pacientëve të infektuar me infeksionin e rrezikshëm. Mendohet se vetëm në një klinikë në Indiana me këtë lloj injeksioni janë trajtuar 500 pacientë, ndërsa në dy klinika në Tennessee edhe 900 të tjerë.

Nga infeksioni deri te paraqitja e simptomave mund të kalojnë disa ditë deri në një muaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›