Hughes, trajner i ri i QPR-së

Mark Hughes është emëruar trajner i ri i ekipit anglez, Queens Park Rangers. Trajneri anglez ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë me ekipin nga Premierliga.
Ai do ta zëvendësojë të shkarkuarin Neil Warnock, i cili e pagoi me largim formën e dobët të këtij ekipi, i cili regjistroi 6 humbje në 8 ndeshjet e fundit.
“Është ndjenjë e mirë që u ktheva në futboll dhe të jem menaxher i QPR-së. Mezi e pres këtë sfidë, jam i ngazëllyer me ambiciet e pronarëve. Askush nuk ka dyshim për historinë e këtij klubi dhe për pasionin që ka tifozeria e tij, duhet ta konsolidojmë menjëherë pozitën në tabelë”, theksoi Hughes.