E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibrahimoviç: Dua darkë me Maradonën e Al Paçinon

Sulmuesi i Paris Saint Germain dhe i Kombëtares suedeze, Zlatan Ibrahimoviç nuk ndalet së befasuari. I njohur për faktin se flet "pa doreza", Ibra këtë herë ka folur për dëshirat e ndryshme. "Maradona dhe Al Paçino janë dy njerëzit të cilët i vlerësoj më së shumti. Vetëm ata do t'i thirrja në darkë, bashkë me të dashurit e mi, kuptohet", - tha ai. "Shumëkush e ka fituar Ligën e Kampioneve, ndërsa Maradona dhe unë nuk jemi aty. Nuk kam edhe shumë kohë dhe do të dëshiroja ta fitoja atë trofe", tha 31-vjeçari. 
(a.k/E.Ilnica/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›