E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk në bisedime me Chelsean

Sulmuesi i Portos dhe Brazilit, Givanildo Vieira de Souza, i njohur si Hulk, është në bisedime me Chelsean rreth transferimit te kampioni i Evropës, kanë njoftuar mediet angleze.

25 vjeçari i cili mund të luajë edhe në krah shihet si zëvendësim për sulmuesin veteran Didier Drogba, i cili do të largohet nga Stamford Bridge gjatë verës.

Hulk shënoi 21 gola në 38 paraqitje këtë sezon duke i ndihmuar Portos të fitojë titullin e dytë të njëpasnjëshëm në Kampionatin portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›