Ibra dhe Thiago nuk largohen nga Milani

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç dhe mbrojtësi Thiago Silva nuk do të largohen nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.
“Gjithçka mund të ndodh prej tani deri në gusht. Por, kam biseduar me presidentin Berlusconi dhe ai më ka premtuar se Thiago dhe Ibrahimoviç nuk do të largohem nga Milani. Ata na duhen, njësoj sikurse Alexandre Pato. Sezoni i ardhshëm do të jetë viti i tij”, deklaroi Allegri për Gazzetta dello Sport.