E Shtunë, 31 Tetor 2026

Julio Cesar mbetet në Inter

Portieri i Interit, Julio Cesar ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi brazilian thuhej se ka vendosur të braktis Nerazzurrët pas një sezoni dëshpërues. Por, ai ka insistuar se synon të respektojë kontratën në Giuseppe Meazza.

“Kam dëgjuar shumë spekulime. Por e vërteta është se kam kontratë me Interin deri më 2014 dhe dua ta respektoj atë, duke fituar sërish Scudetton dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi Cesar për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›