E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk transferohet te Zeniti

Sulmuesi brazilian, Hulk është transferuar nga Porto te Zeniti i Shën Peterburgut. Klubi kampion i Rusisë ka njoftuar zyrtarisht se lojtari ka firmosur kontratë 5-vjeçare. Një zëdhënës i klubit bëri të ditur se të gjitha formalitetet kanë përfunduar dhe tashmë 26-vjeçari do të luajë nën urdhrat e trajnerit Luçiano Spaleti.

Ndërkohë, edhe pse nuk është zyrtare, burime pranë Zenitit kanë bërë të ditur se klubi rus ka paguar plot 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e futbollistit.

Hulk, emri i të cilit është Xhivanildo Vieira de Souza, iu bashkua Portos në vitin 2008 nga J League japoneze dhe i ka ndihmuar luzitanët që të fitojnë tre tituj kampionë në Portugali dhe trofeun e Europa League në vitin 2011.

Ai bëhet bleraj e parë e madhe e verës për Zenitin, ndërkohë që merkato në Rusi mbetet e hapur edhe për një javë. Skuadra e Spaletit do të luajë në Grupin C të Champions League me Milanin, Anderlehtin dhe Malaga, ndërsa duke qenë se transferimi u krye përpara tre shtatorit, që ishte edhe afati i fundit i regjistrimeve në aktivitetin më prestigjioz për klube, rusët do të jenë në gjendje që ta aktivizojnë Hulk.

Ndërkohë, sipas mediave ruse, Zeniti vazhdon të kërkojë të tjerë emra të njohur për tu përforëcuar. Ata duket se janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë dollarë për mesfushorin e Mançester Junajtid, Nani dhe 44 milionë dollarë për mesfushorin belg të Benfikës Aksel Vitsel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›