E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juve e Milan ne Champions me surpriza

Juventusi dhe Milani kanë dorëzuar listat zyrtare te UEFA me futbollistët që do të kenë në dispozicion për ndeshjet në edicionin 2012-2013 të Champions League.

Natyrisht që nuk kanë munguar surprizat në zgjedhjet e bëra nga dy klubet e vetme që gjatë këtij sezoni do të përfaqësojnë Serinë A në aktivitetin më të rëndësishëm për klube në Europë.

Megjithatë duhet theksuar se për lojtarët e regjistruar në Champions kanë ndikuar mungesat prej dëmtimeve, apo edhe rregullat e përcaktuara.

Te bardhezinjtë, që paraqiten si kampionë të Italisë, mungojnë Iaquinta e Ziegler, dy futbollistë të cilët Juve tentoi deri në sekondat e fundit të merkatos ti gjente ndonjë skuadër tjetër. Megjithatë, ata mbetën te “Zonja e Vjetër” të paktën deri në janar.

Për të tjerët nuk kishte shumë dyshime: në listë ndodhet edhe sulmuesi Bendtner, pavarësisht se lojtari 24-vjeçar i afruar në formë huazimi nga Arsenali ende nuk ka debutuar me bardhezinjtë.

Te Milani, jashtë skuadrës në Champions League kanë mbetur dy blerjet e reja Niang e Traorè, që ndoshta nuk janë cilësuar në lartësinë e një turneu kaq prestigjoz. Gjithsesi, për ta pritet të ketë mjaft hapësira në kampionat.

Për t’u theksuar është përfshirja në skuadër e Patos, edhe pse askush nuk dyshonte te prezenca e brazilianit. Megjithatë për gjendjen fizike të sulmuesit dhe dëmtimet e shumta që vazhdojnë ta shoqërojnë, mbeten mjaft rezerva.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›