E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open eliminohet Radvanska

Roberta Vinçi është kualifikuar në çerekfinalet e Us Open, turneu i fundit sezonal i “Grand Slam”-it, pasi ka mposhtur polaken Agnieska Radvanska, e cila është numri 2 në klasifikimin botëror për femra. Italiania fitoi në dy sete 6-1, 6-4.

Në çerekfinale, Vinçi do të përballet me italianen tjetër, Sara Erani, për një vend në gjysmëfinale. Nga ana e saj, Erani mposhti gjermanen Anxhelik Kerber, që është numri 6 në renditjen botërore.

Dueli ndërmjet dy italianeve, është në derbi mes dy bashkëkombaseve, por edhe dy shoqeve, të cilat përkrah njëra tjetrës kanë triumfuar në turneun dysh gjatë këtij viti në “Roland Garros”.

Në turneun për femra, Serena Uilliams vazhdon të tregojë forcën dhe ëhstë kualifikuar pa probleme përballë çekes, Andrea Hlavakova, pa i dhënë asnjë shans kësaj të fundit, që më parë kishte mposhtur Maria Kirilenkon. Uilliams tregoi se synon trofeun, ose të paktën të luajë në finale, edhe sepse tenistes amerikane i mjaftuan vetëm 57 minuta ta mbyllte sfidën. Tashmë ajo do të përballet në çerekfinale me Ana Ivanoviç të rikthyer në formë të mirë.

Në turneun për meshkuj, britaniku Endi Mërrej fitoi me lehtësi përballë kanadezit Milosh Raoniçnë tre sete dhe tashmë kualifikohet në çerekfinalet e US Open ku do të ketë përballë kroatin Marin Kiliç.

Ndërkohë, Merdi Fish u tërhoq ende pa filluar sfida me Roxher Federer, duke e justifikuar vendimin me arsye shëndetësore dhe dyshet janë se për të janë rikthyer problemet kardiake, që e detyruan të qëndronte për një kohë të gjatë pushim gjatë verës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›