“Mjeku” Fortuzi “shëron” Memën

Edhe pse me një formacion pa shumë titullarë, Tirana falë golit të realizuar nga 34-vjecari Indrit Fortuzi në minutën e 18-të, arriti një fitore ngushëlluese me Flamurtarin, duke marrë tri pikë të cmuara. Edhe takimi i fundit në kryeqytet midis këtyre dy ekipeve u fitua nga Tirana (2-0), ndërkohë që në fazën e parë të zhvilluar në Vlorë kishte fituar Flamurtari (1-0). Kjo ishte dhe fitorja e 65-të për bardheblutë, 29 fitore për kuqezinjtë vlonjatë dhe 22 barazime.