E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toski nuk fal, gol kundër Bokum

Faton Toski, shqiptari që luan në Bundesliga 1 me Eintrahtin e Frankfurtit realizoi një gol të rëndë duke i dhënë fillimisht avantazhin Eintrahtit të Frankfurtit në barazimin 1-1 me Bokumin, Mesfushori 21-vjecar Toski, një ndër lojtarët e së ardhmes në listën e ish-trajnerit të Kombëtares, Oto Baric, realizoi në minutën e 49-të me një gjuajte me të majtën nga 16 metra për ekpin e teknikut Friedhelm Funkel. Ky ishte edhe goli i tij i dytë në Bundesligë në vetëm 7 aktivizime, pas atij kundër Shalkes 04 (2-2).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›