E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Politikanet, jo zedhenes te interesave personale"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka vijuar rrugetimin ne Dialog me Shqiperine me banore te fshatrave te Pogradecit e te Korces. Rama eshte shprehur se eshte e domosdoshme qe shqiptaret te ndergjegjesohen, se eksperiencat me zhgenjime, te sherbejne si nje baze per te ndryshuar raportin mes qytetarit dhe partive politike. "Ështe shume e rendesishme qe ne, politiken ta kthejme nga nje zanat i nje grushti njerezish, qe quhen politikane, dhe qe tregtojne genjeshtra dhe frike, ndasi dhe mllef, ne nje mjet te asaj shumice te madhe shqiptaresh, qe quhen qytetare dhe qe jane njerez qe meritojne te jetojne me dinjitet", tha Rama. Per te, eshte shume e rendesishme per t'u ndare nga politika e vjeter e se shkuares, duke u ndare nga keta tregtare te frikes, nga keta tregtare te genjeshtrave, mllefit dhe ndasive, qe quhen politikane, qe jetojne me investimin e nje populli te tere permes votes, te cilet njerezit e japin per te realizuar endrra dhe qellime te perbashketa, dhe jo ambicie e interesa personale apo klanore te politikaneve. "Ështe koha qe politika te flase per ceshtjet qe prekin drejtperdrejte cilesine e familjeve shqiptare, te atyre qe nuk kane mikrofona dhe kamera per te shprehur shqetesimet dhe per kete arsye votojne, qe te votuarit te jene zedhenesit e shqetesimeve te tyre dhe jo te interesave personale, apo betejave per privilegje e karriera personale", tha Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›