Zgjedhjet, vendos Shqiperia e Mesme
Harta e re elektorale, qe do te funksionoje ne baze te sistemit te ri proporcional, pritet te siguroje nje konfigurim te ri te Kuvendit te Shqiperise. Ndryshimi nis qe nga harta zgjedhore, e cila nuk do te ndahet me ne 100 zona, prej nga dilnin 100 deputete ne mazhoritar dhe 40 te tjeret nga proporcionali kombetar. Harta e re elektorale e vitit 2009, eshte shume e me thjeshte dhe e ndan vendin ne 12 zona zgjedhore, ku secila i korrespondon nje qarku dhe mandatet do te llogariten ne baze te votave, qe partia apo koalicioni ka marre per secilin qark. Pas miratimit te Kodit Elektoral, do te filloje dhe aplikimi i formules se ndarjes se hartes zgjedhore, e cila eshte teper e thjeshte. Numri i pergjithshem i shtetasve shqiptare, rreth 4 milione e 260 mije, pjesetohet me numrin 140 te deputeteve, prej nga del se nje mandati per deputet i korrespondojne 30 mije shtetas. Me pas numri i shtetasve per cdo qark pjesetohet me 30 mije, prej nga dalin edhe mandatet e deputeteve per cdo qark. Qarku i Tiranes me numrin me te madh te shtetasve te regjistruar do te marre edhe numrin me te madh te mandateve per deputete, 32 te tille, qe do te thote se ne kete zone do te jete edhe beteja kryesore e fushates. Qarku i Fierit me 16 mandate ze vendin e dyte per nga numri i deputeteve qe con ne Parlament. Ne vend te trete vjen qarku i Elbasanit me nje numer te konsiderueshem deputetesh 14 te tille, duke u pasuar menjehere nga Durresi, qark i cili con ne Parlament 13 deputete. Kjo do te thote se me gati gjysmen e deputeteve, Shqiperia e mesme do te jete pike nevralgjike e fushates se ardhshme. Menjehere pas Durresit vjen qarku i Korces, me 12 deputete dhe nje numer po te njejte mandatesh, 12, do te kete edhe qarku i Vlores, duke zene perkatesisht vendin e 5-te dhe te 6-te, per nga renditja e numrit te mandateve. Pas tyre vjen qarku i Shkodres, i cili do te perfaqesohet ne Parlament me 11 deputete. Renditja zbret ne qarkun e Beratit me 8 deputete, per t'u ngjitur serish ne veri-perendim me qarkun e Lezhes, qe do te nxjerre 7 deputete, qarku i Dibres ze vendin e 10-te, duke cuar ne Parlament 6 deputete. Vendin e parafundit ne listen e numrit te deputeteve e merr qarku i Gjirokastres me 5 deputete dhe ne fund renditet Kukesi, qe per shkak te numrit me te vogel te shtetasve te regjistruar do te coje ne Parlament 4 deputete. Pavaresisht plus minuseve te dala nga perllogaritja e zgjedhesve te regjistruar, ky do te jete edhe varianti perfundimtar per numrin e mandateve te deputeteve per 12 zonat e reja elektorale te vendit. S.P
Ndarja sipas zonave
Tirana 32 deputete
Fieri 16 deputete
Elbasani 14 deputete
Durresi 13 deputete
Korca 12 deputete
Vlora 12 deputete
Shkodra 11 deputete
Berati 8 deputete
Lezha 7 deputete
Dibra 6 deputete
Gjirokastra 5 deputete
Kukesi 4 deputete
Ndarja sipas zonave
Tirana 32 deputete
Fieri 16 deputete
Elbasani 14 deputete
Durresi 13 deputete
Korca 12 deputete
Vlora 12 deputete
Shkodra 11 deputete
Berati 8 deputete
Lezha 7 deputete
Dibra 6 deputete
Gjirokastra 5 deputete
Kukesi 4 deputete