E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb Tirana, shpërthen Laçi

 Leonard KarajVllaznia mund Tiranën 1-0, brenda në “Qemal Stafa”, në një stadium pa tifozë, ndërsa Laçi merr 3 pikë ndaj Shkumbinit duke u renditur për herë të parë në historinë e vet në vendin e 4-t. Bora shtyn Skënderbeu-Teuta.Një stadium tejet i boshatisur për shkak të dënimit të Komisionit të Disiplinës, por ku nuk munguan pankartat e shumta, të sistemuara nga tifozët bardheblu para fillimit të takimit. Kjo ka qenë atmosfera në përballjen e djeshme mes Tiranës dhe Vllaznisë, e para herë në histori që një sfidë mes tyre luhej pa tifozë. Fitojnë shkodranët. Bekim Bala ktheu në gol një veprim të bukur individual të anglezit Feniks, pikërisht në minutën e 36-të të pjesës së parë duke nxjerrë nga bataku i rezultatve negative Vllazninë dhe duke shtuar krizën atmosferën negativiste përqark Tiranës. Bardheblutë iu nënshtruan verdiktit të lojës, edhe pse goditën dy herë tranversën e portës së Grimës. Mungesat e shumta të 24 herë kampionëve në fuqi, si rezultat i pezullimeve nga komisionet juridike të FSHF-së, por edhe për shkak të kartonëve të verdhë, e patën kushtëzuar Tiranën për këtë ndeshje. Kjo gjë është shfrytëzuar mjaft mirë nga kuqeblutë, të cilët morën fitoren e parë në trasnfertë për këtë sezon. LaçiNdërsa rreth 100 km nga kryeqyteti Laçi i Starvi Nicës arriti të marrë fitoren e radhës duke u ngjitur përkohësisht në vendin e 4-t në renditje. Skuadra vendase iu fal një penalltie të Arlind Norës shënuar në minutën e 56-të. Loja mes të dyja skuadrave ka qenë e fortë, me sulme dhe kundërsulme nga të dyja palët, por diferencën e ka bërë goli i Norës. Ndeshja tjetër, e planifikuar për dje ajo mes Skënderbeut dhe Teutës, nuk është luajtur. Shkak për këtë është bërë bora e madhe e rënë në Korçë, sidomos nga ora 10-14 të ditës së djeshme. Për pasojë, fusha e stadiumit të qytetit juglindor nuk përmbushte kushtet për t’u luajtur futboll, kështu që FSHF-ja vendosi që ndeshja në fjalë të shtyhet për një ditë tjetër.Përballjet Dy ndeshjet e fundit të javës së 20-të të Superligës do të luhen sot. Konkretisht, në Vlorë do të luhet Flamurtari-Apolonia dhe në Kavajë, Besa do të presë Kastriotin. Kuqezinjtë e Maganit, pasi ka mundur pastër 3-0 Besën, në mesjavë, në ndeshjen e riluajtur duket se u është shtuar oreksi. Dhe po të kemi parasysh nevojën gati jetike për pikët maksimale, do të ketë një synim të vetëm ndaj Apolonisë; fitoren. Edhe në Kavajë, sfida pritet të jetë e fortë. Besa, e shokuar nga humbja 3-0 në mesjavë, në Vlorë, patjetër do të tentojë autokritikën e duhur. Nga ana e tij, Kastrioti do të mendojë edhe për një barazim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›