E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi: Rama do të djegë mandatet

 Deputeti i Partisë Dem-okratike, Aldo Bumçi akuzoi dje kreun e Ps-së se me qëndrimet që po mban kërkon të djegë mandatet e deputetëve socialistë. "Me qëndrimet e tij z. Rama dëshmon se po bën çdo gjë që të djegë mandatet e grupit socialist, po dëshmon se mentaliteti i etërve të tij shpirtërorë dhe biologjikë dhe jo parimet e së drejtës dhe shtetit ligjor, janë frymëzim i tij", u shpreh Bumçi. Sipas tij, Rama mund të mashtrojë ndonjë gazetar presidiumesh por nuk mund t'i imponojë kësaj maxhorance as edhe gjënë më të vogël që bie ndesh me ligjet dhe kushtetutën e këtij vendi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›