Tatimi për shitjen e shtëpive, Qeveria ndryshon çmimet në të gjithë vendin
BLEDAR HOTIQeveria rrit vlerat e apartamenteve në të gjithë qytetet e Shqipërisë. Vendimi më i fundit i Qeverisë për çmimet mesatare të apartamenteve flet për një rritje të tyre në krahasim me vitet e kaluara. Përllogaritjet e kryera nga ana e Entit Kombëtar të Banesave janë të ndryshme nga viti 2008. Në koston mesatare të shitjes mbi bazën e qyteteve është llogaritur një rritje që varion nga 3.000-5.000 lekë të reja. Në disa raste ekzistojnë dhe rritje maksimale që në krahasim me vitin e kaluar ka një diferencë deri në 8 mijë lekë të reja. Këtu vlen të përmendet rasti i Vlorës ku çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për këtë vitit është 59.101 lekë/m2, në një kohë që në 2008 ky çmim ishte përcaktuar 50.988 lekë/m2. Përcaktimi i këtyre çmimeve ndërmerret me qëllimin për të sanksionuar më pas taksën që do të përdorin Zyrat e Regjistrimit të Paluajtshme gjatë hipotekimit të banesave. Në bazë të ligjit personi që i shet shtëpinë e tij një tjetri duhet të paguajë tatimin mbi fitimin, i cili është në masën 10 për qind. Nëse shtëpia dikur është blerë me 400 lekë metri/2 dhe tani shitet me 800 lekë metri/2, diferenca që mbetet nga kjo duhet të paguhet në formën e tatimit mbi vlerën e shtuar në hipotekë. Një vendim i tillë ndërmerret dhe për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që realizohet gjatë shitjes së apartamenteve, duke ulur vlerën reale të shitjes, për shkak të shmangies së pagesës së tatimit. Kjo shihet si masa parandaluese nga ana e qeverisë. Ndërsa përcaktimi i çmimeve fikse mund të sjellë dhe përfitime për banorët e zonës së kryeqytetit, ku vlera e shitjes reale së tyre shkon dhe deri në 3 mijë euro për metër katrorë. çmimi mesatar në zonën e Bllokut, në pjesën më të lakmuar të Tiranës është 175.000 lekë për metër katrorë. çmim tjetër maksimal për metropolin shqiptar është ai që prek rrugën e Durrësit, të Kavajës, Sheshin "Skënderbej", në 140.000 lekë/m2. Qeveria e ka rritur me 1 mijë lekë çmimin për këtë zonë. Në vlerën e kostos mesatare, sipas vendimit të qeverisë nuk janë përfshirë vlerat e "rrjetit inxhinierik; projektit,3. studimit gjeologjik, lejes së ndërtimit, truallit, shpenzimeve operacionale të EKB-së që janë në masën 4%". çdo vit qeveria, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave dhe të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit kryen rivlerësimin e çmimeve mesatare të apartamenteve, kjo për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Në vendim është përcaktuar se në rast se mungon ndonjë qytet në tabelat pasqyruese, do të merret për bazë çmimi mesatar që ka qyteti më i afërt.kostojaKostoja mesatare e ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2007, ishte 29.874 lekë/m2, për sipërfaqe shfrytëzimi.Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2008, ishte 33. 464 lekë/m2, sipërfaqe shfrytëzimi.Për përcaktimin e vlerës mesatare përdoret metoda e krahasimit a) Kjo metode bazohet ne krahasimin e raporteve qe rezultojnë nga këmbimi i truallit me sipërfaqe ndërtimi ne zonën përreth truallit qe do te zhvillohet dhe nxjerrjen e një mesatare aritmetike. InstitucionetTë dhënat e Tregut të lire të apartamenteve sipas të dhënave të Entit (çmimi mesatar i shitjes, lekë/m2 sip. Shfrytëzimi)1 Tirana (mesatare) 84.7502 Vora 50.0003 Kamza 49.9804 Durresi 73.9685 Kavaja 58.3276 Shijak 43.7947 Shkoder 51.4058 Puke 13.2909 Laç-Vau Dejes 26.35010 Koplik 39.25611 Fushe-Arrez 6.92212 Lezhe 52.20013 Vlore 59.10114 Orikum 48.60015 Himare 53.40016 Korçe 45.50017 Pogradec 46.05718 Bilisht 35.68019 Erseke 24.95920 Maliq 29.40621 Leskovik 20.24322 Fier 56.09423 Lushnje 41.20224 Ballsh 34.80025 Patos 31.69226 Divjake 46.67127 Roskovec 36.77228 Berat 37.28129 Kuçove 32.67230 Poliçan 20.84831 Corovode 15.94632 Ura Vajgurore 29.75033 Elbasan 48.98434 Librazhd 42.24035 Cerrik 39.65836 Gramsh 38.66637 Peqin 39.79638 Prrenjas 38.65039 Rrogozhine 3.70040 Gjirokaster 48.03541 Permet 27.45642 Sarande 49.50043 Delvine 39.80044 Tepelene 20.26045 Memaliaj 9.34046 Kelcyre 23.25047 Konispol 34.17048 Libohove 29.40049 Laç 40.55250 Kruje 52.23051 Fushe-Kruje 52.23052 Mamurras 27.14753 Rreshen 39.19354 Kukes 34.03055 Tropoje 27.30056 Krume 27.06057 Peshkopi 40.41058 Burrel 36.86059 Bulqize 36.61060 Klos 35.00061 Sukth 41.00062 Belsh 34.30063 Selenice 25.20064 Rrubik 28.00065 Komuna Krrabe 24.50566 Komuna Shengjin 52.00067 Komuna Molot 29.48168 Komuna kashar 58.20069 Komuna Dajt 57.00070 Komuna Farke 70.000“Diplomatët të ndërhyjnë për pronat në Jug”Shoqata e pronarëve "Bregdeti" në një letër drejtuar trupit diplomatik në Tiranë kërkojnë që të bëjnë presion ndaj qeverisë për të realizuar zgjidhjen e drejtë të çështjes së pronësisë në perlën e jugut të Shqipërisë. Në këtë letër theksohet se shteti vazhdon te shkeli detyrimet kushtetuese dhe të drejtën e pronës së trashëguar. Shoqata Bregdeti i kërkon ambasadorëve të trupit diplomatik në Shqipëri që të ndikojnë që nga shteti Shqiptar të respektohet e drejta e pronës private edhe në zonën turistike dhe ashtu siç është bërë në zonat veriore të Shqipërisë dhe në afro 75% të vendi , prona që nuk është e shtetit, por që është e grabitur nga shteti i diktaturës të kthehet fizikisht tek pronari i ligjshëm. "Ligjet aktuale synojnë që toka turistike të përvetësohet nga oligarkia politike dhe shkelësit e ligjit. Që kthimi i pronave të futet në rrugën e zgjidhjes duhet që procesi i kthimit të ndahet nga ai i kompensimit, duke përcaktuar një afat kohor të shpejtë për përfundimin e procesit të kthimit fizik në përputhje me nenet 41 dhe 181 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë në fuqi, dhe në përputhje me kërkesat e nenit 191 të dokumentit nr. 11115 datë 20 dhjetor 2006 të Asamblesë Parlamentare të KE", thuhet në letër.Kush shet shtëpinë, tatohet 10%Me udhëzim të veçantë qeveria ka përcaktuar mënyrën e tatimit të pasurisë së paluajtshme në të cilën ajo shitet. Masa e tatimit është 10 për qind, mbi diferencën mes vlerës së pronës që shet dhe asaj që ke blerë. Në pikën 1 të udhëzimit të firmosur nga ministri i Financave, Ridvan Bode është përcaktuar se "Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, tokë dhe ndërtese, tatohet me 10 për qind të fitimeve kapitale të realizuara". Ky paragraf nuk zbatohet në rastet e shkëmbimit të së drejtës së pronësisë mbi tokën me të drejtën e pronësisë mbi ndërtesën e ndërtuar mbi tokë. Në këtë rast tatimi i të ardhurave kryhet sipas ligjit " Për tatimin mbi të ardhurat. Individi që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, paguan tatimin para kryerjes së regjistrimit të kësaj pasurie, në përputhje me aktet ligjore përkatëse. Pasuria e paluajtshme nuk regjistrohet, pa provuar pagimin e detyrimit pranë Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. "Me kalim të së drejtës së pronësisë, kuptohet akti i shitjes apo akti i dhurimit të pasurisë së paluajtshme. Në kuptim të nenit 11 të Ligjit "Për tatimin mbi të ardhurat", me termin "fitim kapital i realizuar" kuptohet diferenca ndërmjet vlerës në shitje dhe vlerës në blerje të pasurisë ndërtese apo tokë", thuhet në pikën tre të udhëzimit. Gjithashtu është dhënë dhe një shembull për mënyrën e tatimit të një personi që shet shtëpinë e tij. Një shoqëri ndërtimi i ka shitur individit A një apartament me vlerën 5.000.000 lekë. Ky individ e shet këtë apartament pas disa vjetësh, tek një individ tjetër B, për 6.000.000 leke. Individi A, do të tatohet me 10% të diferencës midis vlerës së shitjes 6.000.000 lek dhe vlerës së blerjes 5.000.000 Lekë. Pra 10% x (6.000.000-5.000.000) = 100.000 lekë, do të jetë tatimi mbi të ardhurat personale nga kalimi i së drejtës së pronësisë, i cili paguhet nga individi A. Në rastet e shitjes njëkohësisht të tokës truall dhe të ndërtesës "njollë" brenda këtij trualli, për përllogaritjen e detyrimit tatimor do të merren në konsiderate të dy elementët: vlera e shitjes së ndërtesës dhe vlera e shitjes së truallit.çmimet e TiranësNr. Zonat Vlera mesatare e shitjes lekë/m2 sip.shfrytëzimi 2008 20091 1/1 Unaza-Materniteti i Ri 90.000 90.0002 1/2 Uzina e Autotraktorëve 67 500 68.0003 2/1 Zona e Bllokut, Liceu 160 000 170.0004 2/2 Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 120.000 123.0005 2/3 Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti 105.000 105.0006 2/4 Mihal Grameno-Sauk-Parku kombëtar 115.000 110.0007 2/5 Zona e Parkut 80 000 74.5008 3/1 Spitalet - Shkolla e Bashkuar 77.500 78.5009 3/2 Kinostudio 62.500 60.00010 4/1 Unazë-Shishtufinë 67.500 70.50011 4/2 Bregu i Lumit 62.500 61.00012 5/1 Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 175.000 175.00013 5/2 V. Shanto, St.Dinamo, Garda 112.500 120.00014 5/3 Pishinat, rruga "Komuna e Parisit" 100.000 105.00015 5/4 Rr. "K.Parisit", Unaza, sh.Teknologjike 82.500 88.00016 6 Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 67.500 68.00017 7/1 Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri 117.500 120.00018 7/2 21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e ambasadave 117.500 117.00019 7/3 Ish-Uzina Enver, Rr. e Durrësit 85.000 87.50020 7/4 Fusha e aviacionit, Unaza e re 65.000 61.50021 8/1 Pazari i Ri 102.500 110.00022 8/2 Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unazë 87.500 90.00023 8/3 nga Tregu te i ish-Kombinati 67.500 67.50024 9/1 Sheshi Skënderbej, Muzeu, St. Trenit 130.000 130.00025 9/2 Politeknikumi, St. i Trenit, Siri Kodra 102.500 100.00026 9/3 Don Bosko 80.000 70.00027 10/1 Qendra, Kafe Flora, Sheshi Skënderbej, ish-Ekspozita 140.000 140.00028 10/2 Rruga e Durrësit, e Kavajës, Myslym Shyri 130.000 140.00029 10/3 Qemal Stafa, Kafe Flora, Zogu i Zi 120.000 105.00030 11/1 Rruga e Durrësit, Don Bosko 85.000 86.00031 11/2 Lapraka 70.000 69.00032 11/3 Laprakë, Kthesë e Kamzës 65.000 64.000