E Diel, 1 Nëntor 2026

Humb jetën nga pakujdesia një punonjëse demontimit të armëve në Poliçan

Një 45 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e ditës së martë për shkak të pakujdesisë së treguar në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, në rrethin e Skraparit. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Beratit bënë të ditur se Suzana Kapxhiu, 45 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banuese në Poliçan, punëtore në këtë kombinat, ka humbur jetën nga shpërthimi i një djegoreje, ndërsa ishte duke djegur disa mbeturina në brendësi të këtij kombinati. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i  plagosur dhe shtetasi Adriatik Hysenbelliu, 44 vjeç, lindur në  Çorovodë dhe banues ne Poliçan, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Civil të Beratit, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje. Policia e Beratit siguroi se në territorin e këtij kombinati nuk ka rrezik për shpërthime të tjera.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›