E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humb jetën, ra nga ashensori i fabrikës

 

SHKODER - Punonjësja e një fabrike këpucësh humbi jetën dje, ndërsa tentonte të hipte në ashensorin e punës së saj. Policia e Shkodrës, e cila ka nisur hetimet për këtë ngjarje, bëri të ditur se viktima është 45-vjeçarja Lula Simoni. Ajo ra nga një lartësi rreth 4 metra. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 kur gruaja po priste ashensorin e repartit të punës për të zbritur në katin e parë. Por gabimisht ashensori ishte ngjitur lart, ndërsa viktima nuk e kishte diktuar këtë lëvizje të ashensorit, por ka tentuar që të hipë në të. Në momentin e zhvendosjes për në ashensor trupi ka dalë në ajër dhe për pasojë ra poshtë në katin e parë. Megjithë ndihmën e dhënë nga punonjësit e fabrikës, viktima dha shpirt ende pa u dërguar në spital. Në vendngjarje krahas policisë mbërritën edhe ekspertë të Inspektoratit të Punës që konkluduan paraprakisht se ngjarja është aksidentale.                  r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›