Elbasan, atentat në mes të qytetit
Një atentat me armë para një lokali në mes të Elbasanit për pak sa nuk shkaktoi tragjedi.
ELBASAN/ ALDI KOZARIA
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 09:30, kur shënjestra e autorit tashmë të identifikuar, ishte i ulur në një tavolinë. Policia e Elbasanit bëri të ditur se, si pasojë e plumbave të qëlluar nga një makinë mbetën të plagosur dy persona. Mësohet se shënjestra e këtij atentati ishte 25-vjeçari Endri Biçoku, por plumbat kanë prekur edhe pronarin e lokalit, Ardian Veci, i cili është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Menjëherë është dhënë alarmi për këtë ngjarje që tronditi qytetin. Burime të policisë bënë të ditur se plagosja e 25-vjeçarit dhe pronarit të lokalit ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” në afërsi të Muzeut Etnografik. Të njëjtat burime bënë të ditur, se Ardian Veci ka marrë një plumb në këmbë, por se ai ishte viktimë e rastësishme, pasi autori i krimit nuk kishte atë në shënjestër. Policia pas informacioneve të siguruara në vendin e ngjarjes konfirmoi se, i dyshuari si autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Kamber Mehja. Pas hetimeve paraprake rezultoi se Mehja një natë para krimit ishte konfliktuar me Biçokun, i cili zotëron një aktivitet privat në qytet. Blutë nuk bënë të ditura detaje në lidhje me këtë konflikt, por konfirmuan se shkak i plagosjes dyshohet të jetë pikërisht grindja e një nate më parë ndërmjet dy të rinjve. Dëshmitarët okularë të ngjarjes deklaruan për ekspertët hetimorë se autori po lëvizte me mjetin e tij, bashkë me një person tjetër, kur ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Endri Biçokut. Më pas të dy janë larguar me shpejtësi, duke u shpëtuar prangave. Krismat kanë terrorizuar klientët e tjerë të lokalit, por edhe dhjetëra qytetarë që në ato momente po lëviznin në afërsi të vendit të ngjarjes, të cilëve iu rrezikua edhe jeta. Të dëmtuarit nga plumbat janë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku u është dhënë ndihma e shpejtë, ndërsa autori i krimit është shpallur në kërkim. Burimet bënë të ditur se 33-vjeçari Mehja është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe se emri i tij nuk është i ri në skedat dhe dosjet kriminale të policisë. Ndërkohë, burime spitalore bënë të ditur se, Biçoku ka marrë disa plumba në trup, por gjendja e tij është jashtë rrezikut. Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, ndërsa pritet të marrë në pyetje viktimën, që i shpëtoi mrekullisht këtij atentati të ndodhur në mes të ditës në Elbasan.