Lidhte pompën e pusit, vdes 31-vjeçari
KRUJE - Një 31-vjeçar, babai i dy fëmijëve mbeti i vdekur dje pasi aksidentalisht ra në korrent. Policia bëri të ditur se, ngjarja ndodhi në fshatin Bubç në komunën me të njëjtën emër në rrethin e Krujës. Mësohet se Julian Karaj ra viktimë, ndërsa po tentonte të lidhte një elektropompë në pusin e tij për të nxjerrë ujë. Por ai ka hasur aksidentalisht në korrent duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme. Familjarët e tij janë gjendur në oborr në momentin e ngjarjes, por pa mundur të bëjnë asgjë për t’i shpëtuar 31-vjeçarit jetën. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit dhe pasi mori në pyetje të afërmit e viktimës, doli në rezultatin paraprak se ngjarja kishte qenë aksidentale. Babai i dy fëmijëve merrej me punime elektrike në këtë fshat. Me të ardhurat e kësaj pune ai ushqente dy fëmijët e tij të mitur, të cilët tashmë mbetën jetimë. r.n