E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga për kontrabandë shoferit

 

GJIROKASTER – Ka kaluar pa u pikasur në doganën e Kakavijës, por është ndaluar pasi ka mbërritur në Gjirokastër. Nën hundën e doganierëve, drejtuesi i autobusit të linjës Athinë-Tiranë Martin Gjini, 42 vjeç, ka kaluar pa problem dje 2 koli me cigare të llojit “Marlboro Lights” kontrabandë. Policia e Gjirokastrës ka qenë ajo që zbuloi mallin në bagazhin e autobusit me targa të TR 4296 L të shoqërisë “Albania Interlines” 30 kilometra pasi ai kishte kaluar doganën. Informacioni për praninë e cigareve kontrabandë në bordin e autobusit që vinte nga Greqia ishte siguruar në rrugë operative nga blutë e Gjirokastrës. Pas kontrollit dhe gjetjes së mallit, për të cilin nuk ishin paguar taksat doganore, policia arrestoi drejtuesin Gjini, si edhe sekuestroi kolitë me cigare dhe autobusin në cilësinë e provës materiale.        p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›