E Diel, 1 Nëntor 2026

Besëlidhja Shqiptare, Ahmeti e Thaçi në Lezhë

SHKUP- Në kuadër të manifestimeve të përbashkëta për shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit kombëtar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të marrë pjesë në manifestimin jubilar që mbahet në Lezhë me rastin e 568 vjetorit të Kuvendit të Lezhës.

Ndërkohë, me ftesë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi do të jetë i pranishëm në përvjetorit e Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës, njofton Koha.

Manifestimi, në të cilin pritet të marrin pjesë kryeministri Berisha, zëvendëskryeministri Edmond Haxhinasto, ministra të tjerë dhe deputet të kuvendit të Shqipërisë, do të fillojë me ngritjen e Flamurit Kombëtar dhe vendosjen e luleve tek Obelisku Besëlidhja Shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë policia e Lezhës i refuzoi lejen për manifestim Aleancës Kuq e Zi, me justifikimin se në të njëjtën ditë janë parashikuar aktivitet nga Bashkia e Lezhës. Gjithsesi, AK-ja, pavarësisht lejes pritet të mbajë aktivitetin e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›