E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos me armë kunatin, qëllon veten për vdekje

Policia e Gjirokastres

GJIROKASTER- Një 55- vjeçar ka qëlluar me armë zjarri kunatin e tij duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vetëm pak minuta më pas ka qëlluar për vdekje veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sofratik të komunë Dropull i Poshtëm në Gjirokastër.

Sipas të dhënave të para mësohet se shtetasi, Agim Dida, 55 vjeç, ka qëlluar me armë kunatin e tij, Alket Salaj, 38 vjeç. Salaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë për në spital.

Vetëm pak minuta pas ka plagosur kunatin, Agim Dida ka qëlluar për vdekje veten e tij.

Mësohet se fillimisht ka patur një grindje mes miqve, për arsye që ende nuk janë zbardhur nga policia. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›