SHBA, kapet shqiptari, grabiti 500 mijë $

Grabitësi i bankës që besohet se është Mazari
SHBA – Një shqiptar i kërkuar për vrasje është arrestuar dje në Nju Jersi, SHBA. Arrestimi i tij është bërë pasi dyshohet se ka lidhje me vjedhjen e dy bankave. Sipas autoriteteve nga këto grabitje janë marrë 500 mijë dollarë.
FBI ka njoftuar se nuk ka qenë e lehtë kapja e Shpend Mazarit, 26 vjeç nga Puka
Mazari gjithashtu do të akuzohet edhe për hyrje të paligjshme në SHBA. Po ashtu ai është në kërkim nga Interpol për vrasjen të kryer në Shqipëri në vitin 2004. /F.S/