Barku s’e la rehat Bajramin
“Kur isha 14 vjeç, kisha probleme me barkun, ndieja dhembje të mëdha saqë kishte net të tëra që nuk flija. Mezi shkoja deri në spital, por mjekët nuk e gjenin dot problemin. Lojtarët tjerë kënaqen kur bashkohen me kolegë, por për mua nuk ndodhte kështu, sepse kisha nevojë fiziologjike. Por, ai ishte vetëm një stres i asaj kohe”, kujton përfaqësuesi suedez për ueb faqen aftonbladet.se.
Sot ai e menaxhon më mirë situatën dhe nuk ka më probleme. Tash futbollisti prishtinas po lufton për një vend titullari në ekipin kombëtar të Suedisë. “Do ta bëj më të mirën. Ekipi kombëtar ishte në mendjen time, kur kam nënshkruar me Monacon. Kam rrezikuar, por kjo është si një lotari. Më në fund më është rikthyer buzëqeshja”, shprehet Bajrami.
Ai nuk është aspak pishman që vendosi ta lë Twenten e Holandës për të shkuar në Monaco, në ligën e dytë franceze. Mesfushori kosovar thotë se Ligue 2 nuk është aq e lehtë sa duket. “Është më i mirë se që mund ta mendoni. Një kampionat vërtet i vështirë, një kampionat fizik, por në aspektin sportiv nuk ka shumë për të fituar”, përfundoi 24 vjeçari.