Humbet Parma e Xhemajlit

Parma është mposhtur në shtëpi nga Juventus me rezultat 1:2.
Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemajli, ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes dhe pati paraqitje të mirë, por skuadra e tij nuk mundi ta evitonte humbjen, edhe pse paraprakisht e barazoi rezultatin në 1:1.
Golat për klubin torinez i shënuan Salihamidzic (3’) e Castellini (39’ autogol) kurse të vetmin gol për ekipin parmalat e realizoi Amoruso, në minutën e 25-të të ndeshjes.