Bogdani, 60 minuta në humbje

Erjon Bogdani ishte titullar te Chievo, në humbjen prej 1:0 në shtëpi nga kampioni i Italisë, Inter. Sulmuesi shqiptar u mundua ta gjente golin në ndeshjen e parë të vitit 2010, por nuk ia arriti një gjë të tillë kundër Nerazzurrëve.
Bogdani u largua nga loja në minutën e 60-të, ndërsa ia lëshoi vendin sulmuesit Abbruscato.
Inter e siguroi fitoren falë golit të shënuar nga sulmuesi i ri Mario Balotelli, në minutën e 12-të të ndeshjes.