E Diel, 1 Nëntor 2026

Mister fati i 4 shqiptarëve, tentuan të hynin në Greqi nga Maqedonia

TIRANE-  Nuk dihet fati i katër shqiptarë, mes tyre tre gra dhe një burrë, të cilët në tentativën për të hyrë si klandestin në tokën greke nga Maqedonia janë braktisur nga udhërrëfyesi i tyre, shtetas naqedonas. Të afërm të klandestinëve kanë denoncuar rastin mbrëmë në tv NEWS24. Por edhe pse kanë kaluar më shumë se 12 orë ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Martin Tusha, i afërm i njërës prej grave klandestine, Lida Noci, tregoi në një intervistë telefonike sot ne mesdite, për NEWS24 se kontakti i fundit me të renë kishte qenë të mërkurën në mbërmje rreth orës 23.00. Sipas asaj cka rrëfeu i afërmi, klandestinët kishin treguar se ndodheshin në një vend, ku syri nuk të shikonte asgjë tjetër vec maleve, dhe se ishin braktisur nga udhërrëfyesi pasi ishin diktuar nga policia maqedonase.

Zoti Tusha tregon Lida N, ishte 7 muajshe shtatzënë dhe në telefon kishte kërkuar ndihmë pasi ishte ne gjendje te rende shendetesore.
“Ne oren 23.00 kontaktuam me Liden. Ajo na tha se ishin braktisur ne nje vend ku nuk shikohej asgje tjeter vec maleve, dhe na kerkoi ndihme pasi kishte hemoragji. Pas orës 23.00 nuk kemi kontaktuar më. Tentuam të kontaktonim me udhërrëfyesin shtetas maqedonas por ai kishte të mbyllur telefonin, ndërsa sot paradite thoshte se nuk dinte se ku mund të ndodheshin 4 klandestinët” tregoi Martin Lusha.

 Ai bën apel për ndihmë për të mësuar mbi fatin klandestinëve shqiptarë, tre gra dhe nje burre i moshuar, të cilët u braktisën në tentativën për të kaluar klandestin nga Maqedonia në Greqi.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›