E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërndarje në shkolla e librave për vitin e ardhshëm akademik

Librat shkollor, per vitin 2010-2011, do te shpërndahen tashme ne shkolla. Dhe jo me ne librari. Ka ka qene nje nga ndryshimet e reformes se altertekstit, i cili do te shmange rradhet e gjata , te pritjeve. Kjo deklarate u be nga ministri i arsimit myqerem tafaj, i cili theksoi, nderkohe se do te leminohen dhe shitjet informale te fletoreve te punes apo librave, pasi ato do te jene te gjitha te certifikuara.

“Libri do të shitet direkt në shkollë. Shkollat do të vënë në dispozicion një ose dy mjedise për të gjithë botuesit që kanë fituar të drejtën e çuarjes se librit në atë shkollë mbi bazën e përzgjedhjes. Nuk do të hyjë asnjë libër i pacertifikuar, as një fletore pune e pacertifikuar, asnjë libër ushtrimesh i pa certifikuar” tha Tafaj.

Kete vit ne përzgjedhjen e teksteve alternative, MASH, nepermjet nje komisioni te veçante do te vleresoje dhe autoret e teksteve. Ky proces eshte anonim, thote Tafaj, i cili shpjegon dhe disa nga detajet. “Në momentin kur teksti është certifikuar dhe shpallet emri, deri në këtë moment ka qenë çdo gjë anonime, parametri i parë që provohet është CV e grupit të autorëve që janë në një zarf dhe krahasohen të dhënat që janë në CV me të dhënat që janë në këto formularë pa emër. Në rast se janë plotësisht të njëjta vazhdon procesi më tej, përndryshe që këtu libri eleminohet për shkak se të dhënat janë jo të sakta” tha Tafaj.

Persa i perket skemes se subvencionimit, tekstet do te jene 100% falas, per femijet e familjeve qe jane te përfshira ne skemen e ndihmes ekonomike, dhe ata te minoriteve. Ndersa per femijet qe vijne nga familje me te ardhura me te uleta se 30 mije leke do te paguajne 50% te vleres se paketes se librave.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›