E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbi para dy ditësh, gjendet i mbytur 27 vjeçari

TEPELENE - Një 27- vjeçar nga qyteti i Memaliaj, i cili ishte zhdukur para dy ditesh është gjetur pak më parë i mbytur në ujërat e lumit Vjosë.

Policia njoftoi se shtetasi Kreshnik Saliu, 27 vjeç nga qyteti i Memaliajt u gjet rreth orës 13:15 në vendin e quajtur "Agjencia Lufti", pas denoncimit te familjareve per zhdukjen e tij.

Pas identifikimit edhe me familjarët dhe ekzaminimit u arrit në përfundimin se për 27-vjeçarin që prej disa vitesh vuante nga epilepsia (sëmundja e tokës), rezultoi fatale në humbjen e jetës. Policia lokale tha, se trupi i pajetë është gjetur 500 metra larg vendit ku u mbyt, në krahë të rrugës kombëtare Memaliaj-Ballsh.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›