E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj: Pasuria ime, nga burime të ligjshme

TIRANË - Deputeti socialist, Arben Malaj, ka reaguar dje pas publikimit të pasurisë së tij, duke shpjeguar se 14 llogaritë bankare që janë në emër të tij dhe anëtarëve të familjes janë krijuar nga burime ligjore. "Llogaritë bankare të familjes sime janë transparente dhe të krijuara nga burime ligjore. Shuma totale në këto llogari është vetëm 5 900 000 lekë (pesë milionë e nëntëqind mijë). Këto llogari dhe kjo shumë janë deklaruar më datë 30.03.2009 pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në çdo vit jam deputeti që kam dorëzuar rregullisht dhe në kohë deklarimin e pasurisë pranë institucionit përkatës. Si deputet kam mbështetur ligjin që detyron politikanët të deklarojnë pasurinë dhe ajo të jetë e hapur për publikun. Autorizoj edhe publikisht Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive t'i japë akses në njohjen e deklarimit tim të këtij viti dhe viteve të mëparshme, çdo të interesuari. Për mua si qytetar dhe politikan transparenca me publikun dhe angazhimi mbi parime pozitive në çdo moment të aktivitetit tim qytetar dhe politik mbeten aleatë të përhershëm",- thuhet në reagimin e deputetit Arben Malaj.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›