Humbim për të fituar...
Nazmi ROLI
Humbim për të fituar atë që humbim,
Këtu ku ditët kafshohen me netët.
Të sharë, të shtyrë e të pështyrë me njëri-tjetrin,
Thua të denjë për të ngritur
Monumentin e turpit.
Ku janë simbolet, burrat e mëdhenj?
Mizëri milingonash bizantine
Sillen e përsillen në kafkat e të gjallëve.
Prostituta që lindin bija prostituta,
Kurse atdheu në gojë qensh.
A thua do të bëhemi në shekullin tjetër?
Det i zi, ujë i qelbët!
6 Korrik 2009