Korrupsioni, Apeli lë në burgkryeinspektorin
TIRANE-Gjykata e Apelit lë në burg kryeinspektorin Virgjil Joti, i akuzuar per shpërdorim detyre. Kreu i Inspektoriatit qëndror teknik apeloi vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e cila caktoi ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Kryeinspektori Virgjil Joti së bashku me inspektoret Luan Qato dhe Kastriot Llakaj u vunë në pranga me 1 Qershor fale një operacioni të policisë të koduar me emrin, "Bojaxhiu".
Ata janë arrestuar në flagrancë, pasi i kanë marrë një grosisti karburantesh shumën prej 20.000 dollarë, në këmbim të dhënies së lejes së kryerjes së kontrollit teknik e zhdoganimit të një anije me karburant. Nga hetimet e kryera nga Departamenti i Hetimit të Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se shtetasit e sipërpërmendur për një periudhë prej 8 muajsh në vazhdimësi i kanë kërkuar këtij biznesmeni shumën 10.000 dollarë për çdo anije të zhdoganuar, duke përfituar në mënyrë të paligjshme në total shumën prej 100.000 dollarë.
(d.b/BalkanWeb)