E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapen26 kg kanabis2 në pranga

TIRANë- Policia e Tiranës sekuestroi mbrëmjen e së enjtes 26 kg kanabis sativa si dhe arrestoi dy persona, të cilët nga hetimet e deritanishme e tregtonin lëndën narkotike në tregun e brendshëm në Tiranë, kryesisht në zonat e Kinostudios, atë të Brrylit.

Operacioni i policisë së Tiranës u finalizua në fshatin Linzë, në periferi të Tiranës, pak orë pas operacionit në rrugën "Don Bosko", ku u bllokuan mbi 5 kilogram drogë që dyshohet e llojit heroinë dhe u arrestuan 5 persona.

“Në operacionin e finalizuar në Linzë u arrestuan Fatjon Balla, 27 vjeç dhe Denis Duka, 26 vjeç, nga Shëngjergji i Tiranës”, thanë burime zyrtare të Policisë së Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe dy automjetet me të cilën këta shtetas transportonin lëndën narkotike.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›