E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Rezolutae KE kërkonzgjidhjen e krizës

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp se nuk ka asnjë festë për rezolutën për Shqipërinë që Komisioni i Jashtëm i parlamentit Europian miratoi para dy ditësh, pasi në tekst përmbahet të vërteta alarmante për situatën në Shqipëri. Sipas tij, Rezoluta thekson zgjidhjen e krizës, që sic theksoi Rama”vjen me transparencën e zgjedhjeve, në rast të kundër, protesta”.

“Unë përshëndes Komisionin që e miratoi, por pikat e një projektrezolute që është në proces drejt seancës parlamentare të Parlamentit Evropian dhe që përbën një pasqyrë dramatike për situatën në Shqipëri, të përshkruar me gjuhën e politikës evropiane, janë alarmante”.
Rama theksoi se projektrezoluta përshkruan se Shqiëpria duhet të plotësojë kriteret e marrëveshjes së Kopenhagen, ku kërkohet garanti i demokracisë, krizën politike si dhe zgjedhjet elektorale.

Rama tha se ky dokument kërkon që aktorët politikë në Shqipëri, të bien dakord për zgjidhjen e krizës politike. “Rezoluta thekson krizën politike që pasoi zgjedhjet parlamentare, dhe po ashtu evidentoi faktin se megjithë bisedimet më të fundit nga BE, përsëri kërkohet konsensus dhe përsëri konsensusi nuk është arritur”.
“Në rast se zgjidhja nuk është gjetur, i bën apel palëve, qeverisë dhe opozitës të gjejnë një ndërmjetësim. Rezoluta thekson faktin se zgjedhjet dështuan për të rritur besimin në procesin elektoral”.
Kryetari i Partisë Socialiste në këtë kuadër shtoi se “të gjithë janë koshientë se zgjidhja nuk ka ardhur ndaj nëse vonon do shkojmë sërish në protesta”.

E duke lexuar Rezolutën, ku sipas Ramës theksohet jo vetem kriza politike, por dhe ekonomike, kreu i PS, theksoi se nuk gjen asnjë arsye për të festuar. “Rezoluta nënvizon shkallën e lartë të informalitetit ekonomik, shkallën e madhe të papunësisë dhe rritjen e borxheve...se kuptoj ku eshtë kërkesa për tu krenuar e festuar, ndërkohë që ata që jetojnë në Shqipëri këto probleme i kanë të përditshme”.

E megjithatë, tha Rama, opozita nuk është kundër procesit të liberalizimit të vizave. “Ne i duam vizat për shqiptarët, kemi punuar që ti meritojmë ato, por nuk do lejojmë kurrsesi të shkelet demokracia në vend, ndaj i hedhim poshtë akuzat se po pengojmë vizat”.

Duke përfunduar ekspozenë e pikave krititike që përmban projektrezoluta, Rama theksoi se transparenca e zgjedhjeve mbetet në qendër të saj. “Lexoni Rezolutën në original, jo përkthimin që ju bën Berisha”, u shpreh Rama.

Rregullorja e Kuvendit
Në bashkëbisedimin me gazetarët, Rama shprehu gjithashtu edhe shqetësimin për ndryshimin e rregullores së kuvendit, ku sipas tij iu hoq e drejta e votës së fshehtë deputetëve.

"Vota për zgjedhjen e personave kandidatë për një funksion të caktuar, është e fshehtë, dhe është e drejtë e çdo deputeti të shprehë lirshëm pëlqimin ose mospëlqimin e tij. Në Evropën ku ne duam të integrohemi, vota për zgjedhje personash është e fshehtë në parlament dhe është e drejtë e cdo deputeti fshehtësia e saj në shenjë të pëlqimit ose jo, kur votohet për emra të përvecëm", u shpreh Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›