Berisha: Shqipëria teknologji tëre, për ndërtimin e rrugëve rurale
TIRANË- Për herë të parë Shqipëria do të përdorë një teknologji të re për ndërtimin e rrugëve rurale, një teknologji që bazohet në shfrytëzimin e materialit gjeologjik ekzistues të rrugës, i cili përzihet me çimento dhe bitum.
“Kjo teknologji aplikohet për herë të parë në Shqipëri dhe Ballkan dhe mundëson ndërtimin me shpejtësi të lartë, cilësi dhe kosto të leverdishme të rrugëve”, tha Kryeministri Sali Berisha sot gjatë një vizite në Domje të komunës Bërxull, Tiranë, ku Delia Construction dhe Wirtgen Group demonstruan këtë teknologji të re.
Sipas tij, përdorimi kësaj teknologjie hap një kapitull të ri në përmirësimin e infrastrukturës në vend.
Kryeministri Berisha vuri në dukje angazhimin e qeverisë për të përmirësuar infrastrukturën në Shqipëri, kusht kryesor për zhvillimin e vendit. “Mandatin e kaluar asfaltuam 6 mijë kilometra rrugë, por kemi dhe 7 mijë kilometra të të tjera për t’u asfaltuar. Përdorimi i kësaj teknologjie na jep siguri të plotë se gjatë këtij mandati mund të finalizojmë në kohë rekord asfaltimin e të gjitha rrugëve”, tha ndër të tjera Berisha.
Kryeministri shprehu bindjen se “në vitin 2013, Shqipëria do të jetë një vend tërësisht europian për sa i përket infrastrukturës së saj moderne rrugore.
Berisha informoi se “në javët në vijim do inaugurohet fillimi i punimeve në autostradën Tiranë -Elbasan dhe do të fillojë ndërtimi i rrugës së Arbrit në segmentin Klos- Tiranë. “Ka përfunduar tërësisht projekti për tunelin e Qafë Murrizit”, tha Berisha duke shprehur bindjen se “në vitin 2013, Shqipëria do të ketë një infrastrukturë rrugore tërësisht të re”.
Sipas tij, “teknologjia që aplikojmë sot na jep garanci të plotë se do të përmbushim premtimet tona”.
(d.b/BalkanWeb)