E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, pezullohen7 leje minerare, reduktohensipërfaqet e shfrytëzimit

BULQIZE- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës ka vendosur të pezullojë 7 leje në zonën minerare si dhe të reduktojë sipërfaqet e shfrytëzimit minerar për 5 leje të cilat mbivendosen në zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar të viteve të fundit.

Këto masa u morën pas inspektimit që grupi i punës i bëri zonës së Bulqizës duke synuar disiplinimin e aktivitetit privat minerar.
Gjatë ditëve të fundit me dhjetëra minatorë kanë humbur jetën në minierën e Bulqizës, për shkak të mungesës së sigurisë.

Ministria e Energjetikës ka përgatitur edhe një projekt/vendim i cili përcakton qartë kordinatat e zonave të rrezikshme në Bulqizë dhe ndalon rreptësisht shfrytëzimin minerar në këto sipërfaqeve duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›