E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moisiu kritik për paktin detar

Ish presidenti Alfred Moisiu renditet përkrah kritikëve të marrëveshjes me Greqinë për ndarjen e ujërave territoriale. Duke vlerësuar reagimin e ekspertëve kundër kësaj marrëveshje, ish-presidenti Moisiu ka deklaruar se ajo është hartuar në mënyrë jo kompetente.
Ndërkaq ish-presidenti Moisiu nuk ka nguruar të sulmojë edhe rolin e politikës në zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit, duke e cilësuar atë një farsë.
Ndërkohë që ish-presidenti Rexhep Mejdani ka kritikuar funksionimin e një sërë institucionesh në Shqipëri, veçanërisht Inspektoriatin e Kontrollit të Pasurive i cili sipas ish presidentit nuk funksionon.
Dy figurat që kanë udhëhequr shtetin shqiptar për 10 vjet me radhë kanë kritikuar veçanërisht rolin e klasës politike në funksionimin e intitucioneve shtetërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›