E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Dade: Rehn këshilloi të hetohen zgjedhjet

TIRANE-PS vlerësoi sot se nderkombetaret u shprehen qarte ndaj qeverise ku kerkuan “se vetëm një hetim i plotë i procesit të numërimit të votave do të kthente normalitetin e jetës politike në vend”. Kështu bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp, sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Arta Dade. Sipas Dades, PS ndoqi me vëmendje deklarimet e Brukselit përmes Komisionerit për Zgjerimin, Olli Rehn. “Rehn dha mesazhe të qarta dhe të prera për qeverinë shqiptare lidhur me zgjidhjen e krizës politike paszgjedhore në Shqipëri”.

Në emër të PS, Dade bëri apel që Berisha të respektojë vullnetin e ndërkombëtarëve dhe të lejojë hetimin e plotë përmes rinumërimit të kutive të kontestuara nga opozita dhe hetimit të materialeve zgjedhore.
“Sali Berisha duhet të heqë dorë nga propaganda bajate e denjë për një shoqëri diktatoriale dhe të përmbushë kërkesat e opozitës dhe sugjerimet e Brukselit’.
Duke përmendur vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën si dy vende të fundit në process, Dade, vuri në dukje se shkaktar për këtë është vetëm një person, Sali Berisha. “Shqipëria ka mbetur në fund jo për shkak të vullnetit politik të Parlamentit Evropian dhe as të Komisionit Evropian, por për shkak të papërgjegjshmërisë së Sali Berishës”.

Dade gjtihashtu bëri thirrje sot që mbështetësit e PS ti bashkohen opozitës në protestën që do të zhvillojë sot në Shkodër.

“Përfitoj nga momenti, për t’i bërë thirrje gjithë mbështetësve të opozitës t’i bashkohen protestës së madhe në Shkodër, si një Qark i cili u prek nga kasaphana elektorale dhe keqnumërimi i votave”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›