Humbja ka emrin e Edi Ramës
Flamur HOXHA*
Fushata elektorale e këtij viti solli një risi tjetër krahasuar me zgjedhjet e shkuara. Risia, veç të tjerave, qëndron në faktin se u plotësuan listat me emra të përveçëm. Nëse do të ishin me sistemin zgjedhor të vjetër PS, do ishte shumë larg pretendimit që parashikonte, kryetari ynë! Ndryshimet e pasqyruara në Kodin Zgjedhor, të diskutuara për gati dy vjet me radhë nga Komisioni i posaçëm parlamentar, të përgatitura me këshilltarë dhe grupe ekspertësh, nga dy forcat e mëdha politike, më në fund sollën në “jetë” një akt ligjor zgjedhor, i cili u kontestua prej partive të vogla parlamentare.
Përfundimisht, krijoi një produkt të vështirë, për të cilin kemi përgjegjësi, por në radhë të parë kryetari ynë!
Kjo nuk u reflektua nga “hartuesit”.
Nisma, për ndryshimin e Kodit, erdhi jo vetëm prej nevojës së ndryshimit të “mega Dushkut”, siç u trumbetua me të madhe nga disa aktorë politikë, por edhe për të fituar më tepër numër deputetësh. Me sa duket, kjo u nxit nga këmbëngulja e kryetarit dhe e disa “këshilltarëve specialistë” nga frika se mbeteshin “jashtë loje” me sistemin zgjedhor ekzistues dhe se nuk do të mund ta “varnin dot xhaketën” te klubi i fshatit për të garantuar rezultatin, u përpoqën të bindnin më shumë shefin e tyre. Për këto arsye erdhëm në këtë realitet të hidhur!
Para apo gjatë fushatës, tek ne mungoi fryma dhe bindja për fitoren. Ekzistonte një gjë e tillë vetëm tek egoja dhe euforia e kryetarit(!). Kudo mungoi koherenca dhe bashkëpunimi midis aktorëve dhe faktorëve socialistë, për sa kohë që votat kërkoheshin, në radhë të parë, nga socialistët. Shtoheshin anatemimet për “politikanët e vjetër”, të cilët anashkaloheshin, ose “harroheshin” të njoftoheshin, sidomos individët me reputacion, sipas paragjykimit se “ky është me këtë”, e “ai është me atë” fshihej nga memoria çdo gjë!
Kuptohet, këto konsiderata nuk do t’i pëlqejnë lidershipit tonë, por jam më se i bindur se në ndërgjegjen e secilit prej tyre, në veçanti sot, mbas humbjes, ndihet një dukuri e tillë, për sa kohë që fushata iu la në dorë vetëm njërit që deklaronte në çdo tavolinë… “unë nuk jam politikan, por kam një mision!” A thua se ai kishte çelësin e ndryshimit, të trumbetuar në tre-katër vitet e tij në krye të PS-së, apo ishte një prift që përcillte tek besimtarët predikime dhe urata! U harrua dhe u quajt e vjetër përvoja disavjeçare e partisë gjatë viteve. Prandaj, pyetjen ku kemi gabuar, duhet ta bënim në fillim të fushatës e jo në fund të saj, si i thonë fjalës pas të vjelave!
Ndoqëm dhe u fol në shumë takime anë e kënd Shqipërisë ku u bisedua me fermerë e blegtorë, minatorë dhe infermierë, fshatarë në zonat rurale e banorë të qendrave urbane, mësues apo taksistë, bojaxhinj e gjelbërues etj., etj., me një kusht që në takime të tilla nuk duhej të vinin të moshuar apo persona “të padëshiruar”, mundësisht edhe deputetët të mos i lajmëronin! Një skandal i padëgjuar ky, një hakmarrje primitive ndaj demokracisë brenda dhe jashtë partisë. Megjithëse ishin për t’u vlerësuar kontakte të tilla anë e kënd vendit, këto lloje takimesh nuk dhanë fryt, sepse ne kurrë nuk mundëm të paraqisnim dhe të shpalosnim një alternativë të shkruar, në formën e një programi qeverisës për vitet e ardhshme. Pavarësisht se u organizuan tryeza e sesione shkencore, me grupe pune apo me staf nga më të mirat, siç thoshin, (të cilët na paskan përgatitur një material voluminoz e tepër të rëndë!) atë, për fat të keq, askush nuk e pa, edhe pasi u konsultua me partnerët tanë socialistë nga Italia, Austria apo Gjermania! Nën mbikëqyrjen dhe dirigjimin e fondacionit “Qemal Stafa”, iu paraqit dorazi dhe në mënyrë demonstrative kryetarit tonë, në konferencën e PS-së që u mbajt në Pallatin e Kongreseve, në formë “SHOU”, një paradë e viteve të monizmit.
Gjatë fushatës dolën, (e kush nuk doli në debatet mediatike), ministra apo kandidatë për ministra, të cilët shpesh viheshin edhe “në siklet” nga SMS-të e ardhura për të “dhënë përgjigjen e dërguar nga lart”! Dhe përsëri programi nuk u mor vesh, ku ishte e kush e kishte. Edhe kandidatët tanë, sipas zonave, kurrë nuk mundën të parashtronin pjesë lokale të këtij programi fantom. Njëra nga kandidatet fituese të PS-së në Tiranë, e shqetësuar, kërkonte... “si është e mundur që kryetari ynë na thotë, ‘mos bëni fushatë vetëm, por në grup’!, ndërkohë që ‘grupet’ nuk funksiononin!”
Programi nuk iu dha edhe të vetmit institucion politik të PS-së, grupit të saj parlamentar, për konsultim apo të paktën si material propagandistik, duke krijuar dilema të çuditshme midis deputetësh. Kjo dukej qartë në shumë takime, ku dëgjohej monologu i vetëm i kryetarit, me fjalime “përtej të majtës dhe të djathtës” dhe asgjë për programin ekonomik të partisë, që pretendonte të merrte pushtetin.
A nuk ishte shqetësuese kërkesa e kryetarit tonë, se “deputetët s’kanë punë të shkojnë në zona” dhe “të mos u dëgjoj të flisni për zonat, me hartime të shkruara”! Ndërsa djallëzisht kërkonte prej të “preferuarve” të tij në zona të dinte, a “ka ardhur dhe a vjen deputeti”, për t’i patur më vonë si argumente ndaj atyre që ai nuk pëlqente dhe që nuk donte t’i përfshinte në listat e tij.!
Ne jemi dëshmitarë të debateve të dështuara, sidomos të përfaqësuesve socialistë, ku kryefjala e secilit prej tyre ishte vetëm Gërdeci, duke harruar që për atë ngjarje kryetari i PS-së, kundërshtarit të tij politik Berishës, në ditën e asaj gjëme, i rrahu shpatullat, përballë gjithë shqiptarëve në ekran, duke i kujtuar,… “mos çaj kokën zoti kryeministër, se më ke mua!”. Ndërsa Grupit parlamentar të PS-së, i cili për këtë ngjarje diskutoi dhe vendosi për një debat të ashpër ndaj kësaj tragjedie të shkaktuar nga shteti i Berishës, kryetari Rama, me SMS, si zakonisht, “kërkoi të qetësojë situatën” duke porositur kryetaren e grupit, që të hiqen nga lista ata që flasin ashpër dhe të mbeten vetëm emrat e zgjedhur prej tij!
Ky është një fakt tjetër përgjunjës ndaj kryesulltanit!
Gjatë fushatës dëgjuam të përflitej shumë prej përfaqësuesve tanë, ku njëri prej tyre në debat, akuzoi përfaqësuesin e qeverisë për dhënien e licencës së katërt të telefonisë celulare, një operatori të preferuar, mbi kritere plotësisht të dyshimta, për sa kohë që edhe ERT institucioni i specializuar dhe ngarkuar ligjërisht për këtë punë, ka patur vërejtje esenciale. Por, ministri i Transporteve që ishte përballë, i përmendi faktin se... “për këtë licencë ka dijeni dhe është marrë edhe pëlqimi i kryetarit të opozitës”. Pra, z.Rama, pyeteni po të doni!” Nuk e di a e pyeti ky zotëri kryetarin tonë dhe çfarë përgjigje i ka dhënë, ndërkohë që deputetët protestonin dhe ngrinin zërin lart për korrupsion të qeverisë së Berishës, në Kuvend!
Ne dëgjuam debate nga më të ndryshmet, por kur kundërshtarët shanin PS-në, për bëmat e saj, në tetë vitet e qeverisjes, shpejt kalonin në “variantin rezervë”, se “s’kemi lidhje me PS-në, ne i jemi bashkuar ekipit të Edi Ramës për të ndryshuar Shqipërinë dhe se PS-ja e sotme s’ka lidhje me atë para vitit 2005"! Kjo ka qenë deviza e propagandës së kryetarit socialist gjatë katër viteve. Çuditërisht askush nga ish-ministrat e qeverisjes socialiste, nuk kishte kurajën të kundërshtonte dhe shpesh me servilizmin tipik, qëndronin në heshtje, duke e duartrokitur kryetarin e radhës! Unë nuk e di se sa efekte kanë patur këto qëndrime e deklarata, nëse i matim me vota. Elektorati ka pasur dhe ka nevojë për një frymë të ngrohtë komunikimi e bashkëpunimi. Ai nuk gënjehet as me “arritjet e mëdha” të Berishës dhe as me “largimin nga e shkuara” e përfaqësuesve socialistë! Gjithçka u personalizua në emër të kryetarit “fringo”.
Folën në media përfaqësuesit tanë për problemet madhore që ka fshati në vendin tonë. Jam mëse i bindur se ky sektor mbetet ndër më të diskriminuarit në realitetin e sotëm shqiptar, jo vetëm se është abuzuar me votën e tyre, duke prerë “të trasha e të holla”, duke premtuar “pa doganë”. Drama që ka pësuar fshati në këto vite mbetet plaga më e madhe e shoqërisë edhe për të ardhmen. Fshati është i harruar dhe abandonuar. Ai kërkon mbështetje politike për ta renditur në baraspeshë me gjithë shoqërinë, jo me slogane dhe premtime boshe “sa të kalojë data e zgjedhjeve”!
Investime të tëra u shkatërruan gjatë këtyre viteve dhe do të duhen më shumë se kaq, për t’i kthyer në gjendjen e kërkuar. Dëmtimet dhe shpërdorimi ngado i tokës bujqësore, veçanërisht në fushë, janë të pallogaritshme në malësi s’bëhet fjalë, sepse ka mbetur djerrë. Gjendja e sistemimit të tokës, kullimi apo vaditja, së bashku me imputet e nevojshme për njësi sipërfaqe, kërkonin përgjigje se çfarë nismash apo nxitjesh do të jepen nga PS-ja për rritjen e madhësisë së fermës, e cila mbetet njëra nga shqetësimet e mëdha tonat në fshat. Nëse duam të përqendrojmë apo specializojmë drejtimin dhe rritjen e prodhimit bujqësor, jemi ende larg asaj që kërkojnë fermerët sot, krahasuar me vendet e tjera ku duam të shkojmë.
A do të ketë banka dhe si mund të zgjidhen problemet e kreditimeve ndaj bujqësisë, apo do të mbështetet me projekte të dyshimta, duke u shpërndarë fonde “grant”, sipas vlerësimeve subjektive të aparatçikëve të korruptuar, apo militantëve si deri më sot? A do të ketë subvencione për degë të veçanta të bujqësisë, të cilat paraqesin interes për të ardhmen e vendit, kryesisht për turizmin, i cili do të thithë produktin e fshatit gjatë gjithë vitit, për të shfrytëzuar të mirat e natyrës sonë mesdhetare?!
Debatet për këtë sektor ishin të pakta. Zgjedhësit nuk kuptuan asgjë prej socialistëve edhe atëherë, kur në një debat përballë ministrit të Bujqësisë, u vu një inxhinier ndërtimi, i cili ka vlera dhe mbetet i respektuar, por në vend të tij mund të dilte një specialist i mirëfilltë dhe me përvojë i bujqësisë.
A do ketë politika proteksioniste në mbështetje të prodhimit bujqësor vendas? Fshati vuan edhe pse nuk u tërhiqet prodhimi i tepërt, i cili shpesh dëmtohet nga që vijnë prodhime bujqësore e blegtorale nga importi, apo që kostoja e transportit të prodhimeve është shumë e madhe, prej çmimit të lartë të karburantit?
Këto dhe shumë të tjera kanë qenë të mundshme që të parashtroheshin dhe të gjenin zgjidhje në programin tonë qeverisës.
Çfarë të thuash për bujqësinë, kur te grupi i ardhshëm parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 28 Qershorit për Partisë Socialiste nuk figuron asnjë specialist bujqësie?
Ky është nënvlerësim i hapur për fshatin me deklarime vetëm elektorale, të cilën kjo parti do t’i arrinte vetëm se… “do i ndryshonte emrin e Ministrisë së Bujqësisë, prandaj na jepni votat, që të bëhem unë (Rama) kryeministri juaj”! Nga të dhënat rezulton se PS-ja është votuar më pak se PD-ja në zonat rurale. Kjo është një shuplakë e fortë që duhet t’ia skuqë fytyrën PS-së, kryetarit të saj në detyrë.
Pra, me bindje mund të thuhet se nga fushata e PS-së dolën të fituar vetëm të pranishmit nëpër tribuna, që mësuan si të kërcejnë këngën “ÇOHU” të kënduar me zell prej tyre! Do të ishte në të mirën e Partisë e të forumeve të saj të paralizuara, aktualisht që dikush tjetër t’i shkonte Edi Ramës për t’i marrë vajtimin e fundit. Korridoret e heshtura të Bashkisë i ka marrë malli për të. Në vend të lavdisë dhe të pushtetit të kërkuar me çdo kusht duhet të presë një “lumturi” tjetër: harrimin. Më e mira nga të gjitha do të ishte mërgimi pa bujë, pa zhurmë. Këtë duhet ta kuptojë edhe njeriu i të gjitha partive, mbajtësi i yzengjive…
*Anëtar i Asamblesë, ish-deputeti i PS