Humbja ne debutim e De Biazit jo e para per nje trajner te huaj

Xhani De Biazi nuk është i pari trajner i huaj i Shqipërisë që e ka nisur me humbje aventurën e tij kuqezi. Të paktën flasim për trajnerët e huaj që nga viti 2003 e deri më sot.
Disfata e italianit ishte e treta radhazi në debutim, ndërsa po ashtu kishin humbur edhe Ari Han e Josip Kuzhe.
Përpara tyre në stol u ulën Dosena, Brigel dhe Bariç. Italiani i parë i shqipëruar barazoi 1-1 në “Qemal Stafa” me Zvicrën në eleminatoret e Euro 2004. Në të vërtetë, Dosena ishte në detyrë në fitoren 1-0 ndaj Breshës në Tiranë dhe 1-0 në Prishtinë ndaj Kosovës, por këto prova ishin pak si shumë miqësore për t’u quajtur si debutim.
Mrekullinë e provoi Hans-Peter Brigel, i cili menjëherë goditi në shenjë, me një fitore 3-1 ndaj Rusisë në Shkodër, po në eleminatoret e Euro 2004. Rraklli, Lala dhe Tare ishin autorët e golave, mes entuziazmin e madh.
Oto Bariç e pati shumë më të thjeshtë, duke e nisur në fushën e San Marinos dhe duke fituar 3-0.
Ashtu si Bariç dhe tani De Biazi, edhe holandezi Han e filloi detyrën në stolin kuqezi me një miqësore, madje jashtë fushe.
Shqipëria e tij luajti në qytetin gjerman, Rojtlingen dhe humbi 0-1 me Poloninë, ndërsa Kuzhe pati një ndeshje më serioze, pasi në “Qemal Stafa” erdhi Portugalia në eleminatoret e Kupës së Botës 2010. Kuqezinjtë humbën 2-1 në minutën e fundit, pasi luajtën shumë mirë.
Disfata e Shqipërisë së De Biazit nuk është pra, fundi i botës, por e rëndësishme është që kjo botë kuqezi të nisë të ndryshojë pak.