PSG 80 milione euro per Ksavin

Paris Seint Zhermen synon t’ia “vjedhë” Barcelonës yllin e skuadrës, Ksavi. Sipas gazetës spanjolle “AS”, drejtuesit e klubit francez janë të gatshëm ti paraqisin kampionëve të Europës në fuqi një ofertë me vlerë 80 milionë euro për trurin e mesfushës katalane.
32-vjeçari ëhstë një prej ikonave të Barçës dhe ai ka kontratë me klubin “blaugrana” deri në vitin 2014, me opsion për ta rinovuar marrëveshjen edhe për dy vjet të tjera.
Megjithatë, sheikët e PSG-së, nuk kanë ndërmend tëp resin kaq gjatë. Falë forcës financiare që kanë, ata synojnë ta blejnë sa më shpejt Ksavin dhe për t’ia arritur këtij qëllimi, janë të gatshëm të paguajnë klauzolën për prishjen e kontratës së lojtarit, ku shifra e përcaktuar nga Barcelona është pikërisht 80 milionë euro.
E përditshmja madrilène theksonte gjithashtu se klubi francez shpreson të shfrytëzojë paqartësitë që ekzistojnë te katalanët rreth së ardhmes së trajnerit Pep Guardiola. Kjo për faktin se edhe vetë Ksavi dëshiron të qëndrojë në “Kamp Nou”, por ai prêt lajmin e rinovimit të Guardiolës, për të marrë garanci se projekti fitues I deri më tanishëm do të vazhdojë.
Lojtari ëndërrohet edhe nga Milani, megjithatë shifra shumë e lartë që nevojitet për blerjen e kartonit të fantazistit, si edhe rroga e tij e lart, bëjnë që kuqezinjtë të kenë pak shanse në garën për yllin e përfaqësueses spanjolle.