E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoner me i miri ne provat e Malajzise

Ka qenë kampioni i botës që ka bërë ligjin në provat që po zhvillohen në Malajzi nga pilotët e Moto GP. Australiani Kejsi Stoner me Hondën e tij, por edhe shoku i I tij i skuadrës Dani Pedroza, zunë dy vendet e para në motin e shkëlqyer të Azisë Juglindore. Motorët japonezë ishin të shkëlqyer, edhe pse patën ndonjë problem.
“Ishte diçka e bukur që gjetëm mot të mirë, por edhe disa zgjidhje të përshtatshme në motor. Provuam disa gjëra me elektronikën, me konsumin e karburantit, duke dashur që ta ulnim atë. U morëm edhe me shasinë dhe për fat të keq nuk e zgjidhëm përfundimisht këtë problem, por, në tërësi, balanca është e mirë, ndonëse duhet të përmirësohemi ende”-tha Stoner
Pas dyshes së Hondës erdhën Andrea Doviciozo dhe Horge Lorenco, që të dy me Jamaha. Motorët Dukati nuk ishin në lartësinë që pritej, madje ishte Barbera që doli përpara skuadrës zyrtare, ku garojnë tetë herë kampioni i botës, Valentino Rosi dhe ish-kampioni Niki Hajdën. Italiani zuri vetëm vendin e 10-të.
Provat e fundit do të jenë në Herez të Spanjës, ndërsa gara e parë e botërorit do të zhvillohet më 8 prill në mbrëmje, në Katar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›