Një bravo për kuqezinjtë, i mundi vetëm gjykimi skandaloz
Gjeorgji Shqipëri 2-1
Ekipi ynë kombëtar ka bërë ndeshje shumë të mira në Gjeorgji në debutimin e De Biazit, por gjyqtarët përcaktojnë humbjen e Shqipërisë
Shënues: Kobakhidze 48, Amisulashvili 87 / Çani 3
Gjeorgjia: Revishvili, Khizanishvili, Amisulashvili, Kashia, Grigalava, Duashvili (Gelashvili 46), Ananidze (Kenia 75), Kvirkvelia, Kobakhidze (Targamadze 46), Kankava, Dvalishvili (Martsvaladze 57). Trajner: T. Ketsbaia.
Kartonë të verdhë: Kankava
Shqipëria: Ujkani (Shehi 87), Lila, Dallku, Veliu (T. Osmani 87), Agolli, Bulku (Bakaj 76), Roshi, Vila, Hyka (Zeqiri 55), Muzaka (G. Lika 87), Çani (Sadiku 82). Trajner: Xh. De Biazi
Kartonë të verdhë: Bulku, Lila, Vila
Gjyqtarë: G. Sidenko, O. Molchanov, V. Gorbatov (Moldavi)
Radiografia
2- Goditje këndi për Gjeorgjinë, ekzekutuar nga Dvalishvili, topi largohet nga kapiteni i Shqipërisë, Bulku.3- Shqipëria kalon në epërsi me anë të sulmuesit Edgar Çani, i cili shkëputet bukur në zonën e vendasve, lëshon një predhë me të majtën dhe shënon. 1-0 për kuqezinjtë.
4-10- Janë minuta të kujdesshme për tanët, ndërsa gjeorgjianët mundohen të reagojnë pas pësimit të golit, por pa e rrezikuar portierin Ujkani.
14- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë, që ekzekutohet nga Hyka, por spastron zonën e vet mbrojtja vendase.
19- Lila fut një top të gjatë për Çanin, por ky i fundit mbulohet rreptë nga tre mbrojtës gjeorgjianë, që i ndërhyjnë fort, por gjyqtari vazhdon lojën, nuk ka goditje dënimi për tanët mbi vijën ballore të vendasve.
22- Bulku lëshon një predhë nga distanca, pas topit të kthyer në hyrje të zonës kundërshtare nga mbrojtja vendëse, por pa shënjestrën e duhur.
24- Dvalishvili sjell pështjellim në mbrojtjen tonë, lirohet te pika e penalltisë, gjuan fuqishëm, por topi kalon mbi traun e portës së Ujkanit.
29- Penallti për Gjeorgjinë. Një ndërhyrje e Franc Veliut konsiderohet e parregullt nga kryesori moldav i ndeshjes, i cili drejton dorën te pika e bardhë. Ka kontestime të kuqezinjve, por penalltia pritet nga Sajmir Ujkani, me dy ndërhyrje, që bllokon Dvalishvilin.
35- Një pasim i zgjuar pas krahëve të mbrojtjes gjeorgjiane nga Odise Roshi, nga e djathta e mesfushës sonë, por kupton gjithçka portieri vendës, që del në kohë, duke ia hequr mundësinë e rrezikimit sulmuesit kuqezi, Edgar Çani.
44- Veliu nis në një kundërsulm Edgar Çanin, që arrin ti shpëtojë pozicionit jashtë loje dhe shkon në këndore, nga e djathta e sulmit tonë. Kroson topin në zonë, te Muzaka, që me thembër, e fut sërish në veprim, por nuk ka mbështetjen e shokëve të skuadrës për ta vazhduar aksionin
48- Ansi Agolli gabon në largimin e një topi të nisur në formë kundërsulmi nga vendësit, duke lejuar sulmuesit gjeorgjianë të dalin në pozicion të volitshëm përballë Ujkanit. Targamadze, i futur në pjesën e dytë, pason bukur për te Kobakhidze, i gjendur te pika e penalltisë, që gjuan fort dhe barazon rezultatin 1-1.
61- Lila nis nga krahu i djathtë i sulmit tonë Roshin, në një sprint shpetësie me Grigalava, që frenon shqiptarin në inkursionin e tij.
64- Goditje dënimi për vendësit, topi harkohet në zonën tonë, ku Amisulashvili ngrihet më lart se kuqezinjtë në ajër, godet me kokë, por fatmirësisht jashtë kuadratit të Ujkanit.
70- Bulku nuk mbyll dot një aksion me pasim të saktë te Çani, duke shpërdoruar një mundësi të mirë në pjesën e dytë, e para e këtij lloji për tanët.
79- Edgar Çani lëshon një predhë nga rreth 20 metra largësi, topi adresohet në trekëndëshin e djathtë të portierit vendës, Revishvili, që reagon mrekullisht, duke i evituar golin e dytë skuadrës sonë.
86- Penallti për vendasit, e dyta në këtë ndeshje.87- Ujkani bën dy pritje edhe në këtë rast, por topi goditet tri herë radhazi nga vendësit, që nuk markohen në zonën tonë nga kuqezinjtë, duke me kthyer në tabelë qitjeje Ujkanin. i cili më në fund pëson golin e dytë, edhe pse ka pretendime për prekej të topit me dorë nga vendasit dhe pozicion jashtë loje.
92- Mundësia e fundit për tanët për të barazuar. Goditje dënimi e fituar nga Elis Bakaj, që e ekzekuton vetë, por nuk i ka dhënë shënjestrën e duhur.
Nuk qenka e thënë që kur luajmë mirë dhe shënojmë, të marrim ndonjë rezultat pozitiv. Vërtet ishte një ndeshje miqësore, por të bësh atë gjykim skandaloz, vetëm treshja moldave mund ta bënte. Nuk është puna te një vendim apo te një penallti e dhënë në favor të kundërshtarit, por tendenca e hapur në mënyrë që të fitojë Gjeorgjia. Themi pastaj për trukime ndeshjesh, lëshime apo tolerime.
Po kjo vjedhje e hapur që i bëhet Shqipërisë? Apo punë e madhe, dy ekipe të vogla europiane luanin, që nuk kanë peshë. Është turp, sepse edhe shqiptarët e duan kombëtaren e tyre, ashtu siç është ajo, me të mirat dhe të këqijat e saj. Sipas gjyqtarëve, vendësit duhej të kishin fituar më thellë, sepse humbën edhe një penallti në pjesën e parë. Caktohen tre gjyqtarë anonimë dhe tendeciozë, që fare hapur të vjedhin.
Mos ndoshta i ka interesuar njeriu (koeficienti më i lartë është kur përmbyset rezultati dhe luhet me pjesë 2_1)?! Gjeorgjia mund të kishte fituar vetë, ashtu siç shënoi golin e barazimit. Por të jepen dy penallti inekzistente, të mos shohësh prekjen e topit me dorë, ndërsa anësori, që në gjuajtjen e 11-metërshit ishte akoma më afër, nuk sheh pozicionin e parregullt të po atij lojtari që preku topin me dorë. Një vjedhje e hapur. Ata gjyqtarë duhet ti kërkojnë ndjesë një kombi të tërë. Madje lojtarët kuqezinj shumë u përmbajtën pas shënimit të golit të dytë, sepse dikë edhe nervat mund ta kishin tradhtuar.
Pjesa e parë Një nisje e tillë për ne kishte kohë që nuk ishte parë, aq më tepër që ishte ndeshje jashtë. Nuk kishte se si të niste aq mirë edhe për debutimin e Edgar Çanit, i cili që në rastin e parë me fanellën kuqezi shënon, duke treguar se e meriton jo vetëm grumbullimin, por edhe të qenit titullar në kombëtare.
Tanët organizohen mirë dhe pak gabime ka. Vendësit, edhe pse mbajnë topin, më shumë nuk se kanë gjë për të treguar, sidomos në finalizim. Rastet janë sporadike, me ndonjë goditje këndi për dy krahët. Kuqezinjtë nuk është se mbyllen në mbrojtje, për të filluar të mbrojnë rezultatin që në këtë pjesë. Por gjyqtari fillon të bëhet protagonist kundër nesh që nga faulli i padhënë në hyrje të zonës ndaj Çanit. Ndërsa Bulku nuk harron të provojë gjuajtjet nga distanca.
Për të ardhur te penalltia e parë e vendësve. Vërtet Veliu nuk arriti të godasë topin, por sulmuesit gjeorgjian i ra topi dhe jo ai topit. Megjithatë, Ujkani ndal këtë 11-metërsh, si për të thënë që gjyqtari e kishte gabim. Rastet e fundit në pjesën e parë sërish janë për tanët, ku Roshi dhe Çani bëhen protagonistë, por siç duket, pjesa tjetër e lojtarëve nuk e mbështetin sa duhet për të shënuar sërish.
Pjesa e dytë Ashtu siç filloi e para me gol, ashtu nis edhe e dyta. Vetëm me një ndryshim, shënon Gjeorgjia. Një gabim i Agollit kap të papërgatitur mbrojtjen tonë dhe vendësit shënojnë golin e barazimit. Gjeorgjianët besojnë se mund të fitojnë dhe rritin ritmin e lojës dhe janë minuta që flasin vetëm për ata. Çani është shumë i shkëputur dhe nuk mund të bëjë asgjë vetëm përpara, të paktën të tërheqë ekipin disi para.
Por me kalimin e minutave tanët e marrin veten, por gjithsesi nuk arrijnë të rrezikojnë,
