Duka: Në bisedime me Spanjën, ekipi ka punë përpara
Pas ndeshjes në Tbilisi me kombëtaren gjeorgjiane, kombëtarja jonë ka prekur aeroporin shqiptar. Në një prononcim për mediat Presidenti i FSHF, Armando Duka, ka konfirmuar se është në bisedime me Spanjën për zhvillimin e një miqësoreje, ndërsa ka theksuar se kombëtarja vetëm sa ka nisur punën për një konsolidim dhe shkëlqim në fushën e gjelbërt.
“Ende nuk është bërë 50 % e punës në ekipin tonë kombëtar.Trajneri De Biasi motivoi lojtarët.
Rikthyem besimin tek portieri Ujkani”-tha Duka.
Ndërsa për trajnerin De Biasi, pavarsisht rezultatit në disfavor të kombëtares tonë, lojtarët bënë një pjesë të parë për tu pasur zili. Ndërsa sa i përket miqësores me Spanjën, ai e ka konsideruar si një leksion për kombëtaren tonë.
“Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Gjeorgjisë ishte mjaft e mirë. Nuk duhet të shpërqëndrohemi, duhet të jemi gati në çdo situatë. Fituam disa lojtarë nga miqësorja me Gjeorgjinë. Nga miqësorja që mund të luajmë me Spanjën, vetëm mund të mësojmë”- është shprehur De Biasi.
Kuq e zinjtë u përballen dje në një ndeshje miqësore përballë Gjeorgjisë, ku pavarsisht një pjese të parë të shkëlqyer loje, fati dhe albitri nuk ishin në anën e tyre, duke e mbyllur nën rezultatin 2-1, në favor të kundërsharit.