E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk është fundi i një cikli për Milanin

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka thënë se largimet e futbollistëve si Alessandro Nesta, Gennaro Gattuso, Filippo Inzaghi, Clarence Seedorf dhe Mark Van Bommel nuk shënojnë përfundimin e një cikli në klub.

“Do të na mungojnë këta kampionë të jashtëzakonshëm. Milani është klub që i do futbollistët e tij dhe anasjelltas. Futbollistët që po largohen e bëjnë këtë për shkak se duan të luajnë në një ligë më pak sfiduese”, deklaroi Galliani.

Milani e përfundoi sezonin 2011-2012 në pozitën e dytë me 80 pikë nga 38 ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›